Një takim i suksesshëm është zhvilluar me kryetarin e Bashkisë Koper, Alesh Brzhan
Drejtori Goce Dimovski sot pati një takim të suksesshëm me Alesh Brzhan, kryetar i qytetit të Koperit, i cili është edhe porti më i madh në Slloveni, që paraqet qendër të rëndësishme ekonomike dhe logjistike. Në takim u bisedua për bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve, ndërsa u perceptuan mundësitë për avancimin e tij.
Dimovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Slloveninë dhe Koperin, i cili është i një rëndësie të veçantë për tërheqjen e investimeve të reja dhe përmirësimin e lidhjeve transportuese me tregjet evropiane. Dimovski theksoi se si institucion, në bashkëpunim me Qeverinë, ZZHTI synon zhvillimin edhe më të madh dhe përmirësimin e kushteve për investime të huaja direkte.
Ales Brzhan, kryetar i Bashkisë Koper, u shpreh i kënaqur për takimin, me shpresën për një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. U theksua se Koper është pikë strategjike për lidhjen e kompanive nga Maqedonia me tregjet evropiane, veçanërisht në sferën e transportit të shpejtë dhe efikas të mallrave. Ai gjithashtu theksoi se Sllovenia sheh potencial në Maqedoni, duke marrë parasysh kushtet e ofruara në zona.