Një takim i suksesshëm u mbajt me Magna Mekatroniks

Drejtori Goce Dimovski, në drejtim të konceptit të komunikimit të vazhdueshëm me investitorët ekzistues, sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e Magna Mekatroniks kanadeze, e cila ka fabrikën e saj në ZZHTI Shtip. Takimi u fokusua kryesisht në aktivitetet aktuale të kompanisë që vuri në punë fabrikën e prodhimit këtë vit.

Dimovski tregoi mbështetjen e ofruar nga drejtoria e ZZHTI për të gjithë investitorët, e veçanërisht për ata që kanë kontribut kyç në rritjen ekonomike, me rezultate konkrete. “Mbështetja e investitorëve është një nga qëllimet tona strategjike, sepse suksesi i kompanive lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në vend. Si institucion jemi gjithmonë këtu për të ofruar mbështetje efikase dhe në kohë për çdo investitor”, tha drejtori Goce Dimovski.

Përfaqësuesit e kompanisë shprehën kënaqësinë e tyre për takimin, me shpresën për një bashkëpunim të suksesshëm. Duke pasur parasysh se ky është investimi i dytë i kompanisë Magna Internacional, ata theksuan se Maqedonia është lokacion strategjik për zgjerimin e tyre në rajon. “Kjo fabrikë e dytë në Maqedoni, ku produkti kryesor është një bravë makine, është një konfirmim i klimës së favorshme të biznesit, disponueshmërisë së fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mbështetjes që marrim nga institucione si ZZHTI.” theksoi Goran Despinposki, menaxher i fabrikës.

Ndryshe, kjo fabrikë është pjesë e zgjerimit të fushëveprimit të Magna Internacional në Maqedoni, krahas fabrikës në ZZHTI Strugë.