Takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani

Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, së bashku me kryetarin e Bordit udhëheqës të Drejtorisë, Xelil Ahmet, sot pati një takim të suksesshëm me Denion Meidani, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Andi Sedja, zëvendës shef i misionit dhe Petrika Grazhdani, këshilltare për ekonominë. Në kuadër të takimit u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, ndërsa u diskutuan edhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të tij.

Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si kyç në tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit.

“Bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë është i një rëndësie të veçantë për stabilitetin ekonomik të të gjithë rajonit. Përpjekjet e përbashkëta në krijimin e një klime të parashikueshme të biznesit do të kontribuojnë në mundësi të reja për kompanitë dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Dimovski.

Përfaqësuesit e ambasadës së Shqipërisë theksuan mbështetjen e tyre për rritjen dhe zhvillimin ekonomik, duke theksuar gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

“Përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve është i një rëndësie të veçantë për forcimin e të gjithë rajonit. Si Amabasada, ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur dhe inkurajuar investitorët dhe subjektet e biznesit që kanë një plan për të zgjeruar praninë e tyre në këtë treg.” – tha Denion Meidani, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni.

Drejtoria për ZZHTI mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve stabile me të gjitha palët e interesuara, të gjitha me qëllim të krijimit të një klime të favorshme biznesi dhe tërheqjes së investimeve cilësore që do të rrisin atraktivitetin e Maqedonisë si destinacion për investime të huaja.