Takim me investitorë turq, investime të reja potenciale
Drejtori Dimovski hapi takim me përfaqësuesit e lartë të kompanive të interesuara për investim në zona, Barish Erdem nga kompania Cavo Otomotiv dhe Muzafer Kajhan, përfaqësues i kompanisë së njohur turke HABAŞ. Në takim u bisedua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, si dhe për avantazhet që ofrohen brenda zonave.
Drejtori Dimovski vuri në dukje përparësitë specifike që ofron vendi për kompanitë e huaja, duke përfshirë politikat e favorshme tatimore, mbështetjen për investime të reja, si dhe qasjen në fuqi punëtore të kualifikuar. Ai theksoi se kompanitë turke tashmë kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Maqedonisë dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit përmes investimeve të reja.
Përfaqësuesit shprehën kënaqësinë e tyre për takimin, me shpresën për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm. Ata theksuan interesin e tyre për të investuar brenda zonave, nisur nga përfitimet që ofron ZZHTI dhe qeveria.
E themeluar në vitin 1984, Cavo Otomotiv është një korporatë shumëkombëshe automobilistike që projekton dhe prodhon produkte sigurie, si dhe mekanizma të ndryshëm dhe kabllo pune për shumë prodhues kryesorë.
HABAŞ, me vëllim të lartë shitjesh dhe performancë të jashtëzakonshme eksporti – është një nga kompanitë kryesore në Turqi, që prodhon gazra industrialë dhe mjekësorë, çeliku, energji elektrike, makineri të rënda, shpërndarje gazi dhe ofron shërbime të transportit detar për LPG-në dhe portet detare.