Takimi i suksesshëm me Linamar Maqedoninë
Mbahet takim i suksesshëm dhe produktiv ndërmjet drejtorit të ZZHTI, Goce Dimovski dhe Francisco Madeira, drejtor i fabrikës Linamar Automotive Strechers në ZZHTI Shkup 2. Në takim u bisedua për projektet aktuale dhe të ardhshme të Linamar, si dhe për mundësitë për investime dhe zgjerime të mëtejshme të shoqërisë.
Linamar Corporation është një kompani e avancuar prodhuese ku ndërthurja e teknologjisë lider dhe ekspertizës së thellë të prodhimit krijon zgjidhje që fuqizojnë automjetet, lëvizjen, punën dhe, në përgjithësi, të ardhmen. Kompania përbëhet nga dy segmente operacionale – segmenti industrial dhe segmenti i lëvizshmërisë, si liderë globalë në zgjidhjet e prodhimit, duke zhvilluar produkte të klasit botëror me inxhinieri të lartë.
“Prania e Linamar në Maqedoni ka një rëndësi të madhe për mbarë ekonominë tonë. Prodhimi i zgjidhjeve të teknologjisë së lartë dhe të avancuara janë vetëm një shenjë e përkushtimit të kompanisë për zhvillimin dhe inovacionin në vend. Drejtoria e ZZHTI-s, si institucion, është gjithmonë në dispozicion për të ofruar mbështetje për kompanitë, për të kapërcyer të gjitha sfidat. Ky investim është i rëndësishëm si për të ardhmen e ekonomisë maqedonase ashtu edhe për tërheqjen e investitorëve të rinj të huaj”, tha Dimovski.
“Blerja e biznesit Dura është një hap i rëndësishëm për Linamar në zgjerimin e pranisë sonë në Evropë, duke pasur parasysh se Maqedonia është një nga dy lokacionet në këtë kontinent. Kjo blerje na lejoi të rrisim aftësitë tona prodhuese, duke futur teknologji të reja. Investimet e mëtejshme dhe zgjerimi i objekteve tona janë një hap i pashmangshëm për ne si kompani, duke krijuar njëkohësisht mundësi shtesë për punësim dhe rritje ekonomike”, tha Madeira, menaxhere e Linamar.
Vitin e kaluar, Linamar bleu biznesin e baterive të Dura-Shiloh, i cili përfshinte tre fabrika me vendndodhje në Maqedoni, SHBA dhe Republikën Çeke, tani pjesë e grupit të sapoformuar operativ Linamar Strekqers.