Takimi i suksesshëm me Red Shped dhe Deni Internacional
Drejtori Goce Dimovski sot realizoi takim me Ofelia Bajo, menaxhere operative në Red Shped, Igor Angellovski, koordinator në ZZHTI të Red Shped dhe Zllatko Biskovski, zëvendës drejtor në departamentin e spedicionit të Deni Internacional, i cili ka zyrën e vet përfaqësuese në ZZHTI Shkup 1. Takimi u fokusua kryesisht në aktivitetet e mëparshme të kompanive që kanë përfaqësi të tyre në kuadër të ZZHTI Shkup 1, si dhe mundësitë për përmirësim të mëtejmë të shërbimeve dhe mbështetjes për kompanitë që operojnë në zonë.
Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e këtyre kompanive si një nga partnerët kryesorë në ofrimin e shërbimeve efikase logjistike dhe doganore për kompanitë në ZZHTI. Ai theksoi se si Red Shped ashtu edhe Dani Internacional kanë një rol po aq të rëndësishëm në lehtësimin e proceseve të importit dhe eksportit, i cili është i një rëndësie të veçantë për konkurrencën e zonave, duke ofruar infrastrukturë adekuate.
Përfaqësuesit e kompanive u shprehën të kënaqur nga takimi, me shpresën për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm. Nga ana e tyre, ata theksuan angazhimin e tyre për të ofruar zgjidhje cilësore dhe inovative për klientët e tyre, në mënyrë që të plotësojnë kërkesat në rritje të tregut.
Koordinimi i rregullt ndërmjet Drejtorisë së ZZHTI-s dhe kompanive aktive në sektorin e logjistikës dhe transportit është i një rëndësie të madhe për krijimin e kushteve të favorshme për investitorët dhe do të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të efikasitetit në proceset logjistike dhe doganore, që është një faktor kyç për ruajtjen e konkurrencës së zonave. Si institucion, ZZHTI vazhdon të punojë me përkushtim për një klimë më të mirë investimi.