Takimi Mucunski – Dimovski: Prioritetet e qeverisë janë rritja ekonomike, vendet e reja të punës dhe investimet
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot pati një takim produktiv me drejtorin e sapoemëruar të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike dhe Industriale (ZZHTI), Goce Dimovski.
Gjatë takimit, të dy zyrtarët diskutuan për prioritetet kryesore të qeverisë, duke përfshirë rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës, nxitjen e tregtisë dhe tërheqjen e investimeve të reja. U theksua se këto prioritete do të jenë pika kryesore e punës së tyre të përbashkët, me obligim për bashkëpunim të fortë dhe të përhershëm.
Mucunski dhe Dimovski u pajtuan se është thelbësore qasja e koordinuar dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Gjithashtu, ata konfirmuan përkushtimin e tyre për veprim të përbashkët në tërheqjen e investimeve të huaja, me qëllim avancimin e zhvillimit ekonomik të vendit.