Drejtori i ZZHTI-s, Dimovski u takua me Aleksandar Golaboski, drejtor i kompanisë „Avesta Battery and Energy Engineering“
Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, pati takim zyrtar me drejtorin e kompanisë „Avesta Battery and Energy Engineering”, Aleksandar Golaboski. Në takimin e sotëm u diskutua për ecurinë e investimit në ZZHTI Kërçovë, si dhe për planet aktuale dhe të ardhshme investive për zhvillimin e fabrikës ABEE.
Avesta Battery and Energy Engineering është një kompani e themeluar për të ofruar zgjidhje me cilësi të lartë dhe efikase për ruajtjen e energjisë, duke përfshirë bateritë për automjetet elektrike dhe burimet e rinovueshme të energjisë. Me portofolin e saj inovativ, kompania përpiqet të avancojë teknologjinë dhe të kontribuojë në një të ardhme më të qëndrueshme. Kompania është e njohur për kërkimin dhe zhvillimin e saj të avancuar, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh dhe zgjidhjesh si optimizimi i materialeve, shërbimet e modelimit, shërbimet e projektimit dhe zgjidhjet për objektet e infrastrukturës.
“Qëllimi ynë është të krijojmë një mjedis të favorshëm biznesi që do të mundësojë rritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kompanive në ZZHTI, duke ofruar kushte të qëndrueshme rregullatore, legjislacion të parashikueshëm, si dhe mbështetje për inovacionin dhe përparimin teknologjik, i cili do të inkurajojë rritjen ekonomike të Maqedonisë. . Ky është në fakt fokusi kryesor i qeverisë së re”, tha Dimovski.
Aleksandar Golaboski, drejtor i “Avesta Battery and Energy Engineering”, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ZZHTI dhe planet e kompanisë për të ardhmen. ABEE është prodhuesi kryesor i baterive inovative dhe zgjidhjeve të ruajtjes së energjisë. Maqedonia është investimi ynë i parë jashtë Belgjikës, pikërisht për shkak të kushteve të favorshme që ofron shteti, si dhe përfitimeve nga Drejtoria për ZZHTI. Qëllimi ynë është të rrisim prezencën tonë në rajon, duke krijuar mundësi të reja punësimi”, tha Golaboski.
Po ashtu, gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit dhe zhvillimit, si dhe trajnimin dhe edukimin e mëtutjeshëm të stafit, me qëllim të sigurimit të standardeve më të larta në prodhim dhe menaxhim.
Drejtori Dimovski theksoi gatishmërinë e ZZHTI-s për të ofruar të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e suksesshëm të projekteve ABEE. “Ne jemi këtu për të mbështetur të gjitha iniciativat që do të sjellin risi dhe vende të reja pune në Maqedoni. ZZHTI do të vazhdojë të jetë shtytës i zhvillimit ekonomik”, përfundoi Dimovski.