VAZHDON TRENDI I RRITJES NË ZZHTI – MBI 1300 VENDE TË REJA TË PUNËS QË NGA FILLIMI I KËTIJ VITI

Në tetë muajt e parë të këtij viti në kompanitë e ZZHTI-së janë hapur mbi 1300 vende të reja të punës me çka vazhdon trendi i rritjes së të punësuarve nga fillimi i këtij viti, tregon analiza e rregullt e ZZHTI-së. Vetëm në muajin gusht në kompanitë në zonat janë hapur mbi 200 vende të punës me çka numri i përgjithshëm i të punësuarve u rrit dhe arriti në 15.328. Kjo është për 8,5% më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht për 16,5% më shumë në krahasim me muajin gusht të vitit 2020.

Vazhdon trendi pozitiv i rritjes që nga fillimi i vitit edhe sa i përket eksportit dhe importit. Deri në gusht, eksporti nga ZZHTI-ja është rritur dhe ka kaluar 2,3 miliardë euro, që është niveli më i lartë në katër vitet e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë. Eksporti nga muaji janar në muajin gusht  është 13% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 gjegjësisht 70% më i lartë krahasuar me vitin 2020 dhe 25% dhe 48% më i lartë krahasuar me vitin 2019 përkatësisht 2018. Vetëm në muajin gusht kompanitë në ZZHTI realizuan eksport prej gati 300 milionë euro, që është 8% më shumë se muaji gusht i vitit të kaluar.

Nga muaji janar deri në muajin gusht të vitit 2022 është regjistruar import prej 2,1 miliardë euro, që është niveli më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të katër viteve të fundit. Kjo është 4% më shumë krahasuar me tetë muajt e parë të vitit 2021, pra 70% krahasuar me vitin 2020 dhe 22% dhe 62% më shumë krahasuar me vitin 2019, gjegjësisht të vitit 2018. Importi te kompanitë në ZZHTI në muajin gusht ishte 283 milionë euro, që është 5% më i lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Në muajin gusht, eksporti neto është 8,5%.

Në tetë muajt e parë të vitit në ZZHTI u nënshkruan kontrata me një vëllim të përgjithshëm mbi 370 milionë euro, dy prej të cilave janë investimet më të mëdha deri më tani me investime individuale mbi 100 milionë euro – kompania farmaceutike gjermane Gereshajmer investon 126 milionë euro në një kapacitet të ri si dhe prodhuesi gjerman i makinave elektrike E.go do të investojnë 130 milionë euro. Vijojnë negociatat me disa investitorë të tjerë potencial, ndërsa në kuadër të konceptit të ri të punës së ZZHTI, i prezantuar vitin e kaluar.