ZONAT ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE INDUSTRIALE MBËSHTESIN ORGANIZATAT RINORE PËR TË HAPUR MUNDËSI TË REJA PUNE PËR TË RINJTË

Zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) me aktivitete dhe masa konkrete do të mbështesë projektin e më shumë organizatave rinore që synojnë uljen e papunësisë tek të rinjtë dhe hapjen e mundësive për kompanitë për të investuar në zhvillimin e aftësive dhe njohurive përkatëse të punonjësve.

Drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale, Jovan Despotovski në takimin me përfaqësuesit e Unionit rinor nga Kërçova dhe Instituti për qeverisje të mirë dhe prespektiva euro-atlantike (IDUEP), më shumë organizata për të rinjë dhe përfaqësues të klubit 40 të Odës ekonomike theksuan se një bashkëpunim dhe programe të tilla do të kontribuojnë që të rinjtë të qëndrojnë në vend.

„Regjistrimi, dhe hulumtimet e shumta përkatëse tregojnë se dy të tretat e të rinjve nga vendi deklarojnë se opsioni i parë për të punuar është të largohen nga vendi i tyre dhe me çdo kushtë të gjejnë punën e tyre jashtë vendit. Pikërisht për këtë arsye duhet të punojmë shpejt dhe me masa konkrete për të ndryshuar këtë ndërgjegje dhe t’u mundësojmë të rinjve këtu, në shtëpi të zhvillojnë aftësitë e tyre që do t’u sjellin vende pune me pagë të lartë.“

Despotovski theksoi se ZZHTI tashmë po zhvillon një koncept të ri  #Punë e mirë, i cili synon të nxisë rritjen e vendeve të punës me pagë të mirë në kompanitë në zona duke mbështetur zhvillimin dhe aftësin tek të rinjtë të nevojshme për profesionet e kërkuara me pagesë të lartë. Në kuadër të këtij koncepti zhvillohen edhe mehanizma për një lëvizshmëri më të madhe të punës në ekonominë kombëtare, krijimin e një tregu të vetëm dhe real të punës dhe hapjen e plotë të tregut të punës në kompanitë e ZZHTI-së.

Qëllimi i ZZHTI-së është të inkurajojë profesionet dhe vendet e reja të punës me vlerë të shtuar, të cilat sjellin paga më të larta për çdo punonjës dhe që janë në përputhje me nevojat e kompanive të teknologjisë së lartë që punojnë në Zona.

The goal of TIDZ is to encourage professions and new jobs with added value, which bring higher wages for each employee, and which are according to the needs of high-tech companies operating in the Zones.

Gjatë takimit u pajtuan se IDUEP dhe Unioni rinor të dorëzojnë ZZHTI-së propozime konkrete dhe pastaj do të nënshkruhet një memorandum ku do të përcaktohet bashkëpunim i ndërsjelltë. Drejtoria e ZZHTI-së u ofron organizatave rinore kushte hapësinore, logjistikë dhe mbështetje të tjera të nevojshme për të zbatuar më me sukses projektin ,,Çfarë duan të rinjtë – Profesionet e së ardhmes kërkojnë njohuri dhe aftësi sot”,  i financuar nga Bashkimi Evropian. Bashkëpunimi i ZZHTI-së me IDUEP dhe Unionin rinor ka potencial të zgjerohet në fusha të ngjajshme, njëkohësisht dhe me më shumë organizata partnere, institucionet kompetente shtetërore, oda ekonomike, univerzitetet dhe institucionet e tjera shkencore.

Projekti „Çfarë duan të rinjtë – Profesionet e së ardhmes kërkojnë aftësi sot” është zbatuar nga Instituti për qeverisje të mirë dhe prespektiva euro-atlantike (IDUEP) që synon të rrisë ndërgjegjësimin publik dhe të krijojë rekomandime konkrete për të tejkaluar problemin e papunësisë  tek të rinjtë, duke zbuluar se çfarë profilesh të rinjsh kanë nevojë për tregun e punës por edhe se si kompanitë duhet të investojnë në zhvillimin e aftësive dhe njohurive përkatëse të punonjësve. Ky projekt është nga fondacioni ,,Ana dhe Vlade Divac”, Unioni rinor dhe 3 organizata partnere  nga rajoni dhe financohet nga Bashkimi Evropian.