ZONAT ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE INDUSTRIALE ME MASA PËR KURSIM TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) me reduktimin e ndriçimit rrugor në pjesët e ZZHTI në mbarë shtetin, ndërsa tërësisht janë shkyqur edhe tabelat e jashtme me drita në Drejtori, si kontribut për tejkalimin e gjendjes së krizës në sektorin energjetik.

Reduktimi i ndriçimit rrugor bëhet në bashkëpunim dhe konsultim me kompanitë në zona dhe aplikohet në disa pjesë për të cilat konsiderohet se ndriçimi nuk është i domosdoshëm dhe nuk do ta prishë funksionimin e tyre. Kjo masë, shtojcë, do të zbatohet gjatë gjendjes së krizës 30-të ditëshe të shpallur nga Qeveria.

Drejtoria e ZZHTI, si institucion përgjegjës shoqëror, dëshiron t’i nxitë edhe institucionet tjera në vend ta ndjekin shembullin e tillë konkret të solidaritetit në ballafaqimin me krizën energjetike. Njëkohësisht ZZHTI apelon te kompanitë në Zona të përfshihen drejt kësaj nisme për kursim të energjisë elektrike me qëllim që së bashku të kontribuojmë drejt tejkalimit më efikas të krizës energjetike me të cilën përballet vendi. Besojmë se me veprimin e tillë ZZHTI do t’i motivojë edhe të gjithë bashkëqytetarët tjerë për shfrytëzim racional të energjisë elektirke në periudhën në vijim.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur me 09.11.2021 ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik në kohëzgjatje 30-të ditëshe për të përballur me sukses sfidat e krizës globale energjetike.