ZZHTI: 2000 VENDE TË REJA TË PUNËS QË NGA FILLIMI I VITIT

Në dhjetë muajt e parë të vitit u hapën 2000 vende të reja pune në kompanitë e ZZHTI-së dhe numri i të punësuarve për herë të parë u rrit mbi 16.000. Kjo është një rritje prej 16% për një vit, tregon analiza e rregullt mujore. Vetëm në muajin tetor janë hapur pothuajse 500 vende të reja pune.

Vazhdon trendi pozitiv i rritjes që nga fillimi i vitit dhe sa i përket  eksportit dhe importit. Deri në muajin tetor, eksportet nga ZZHTI-ja u rritën në 3,122 miliardë euro, duke tejkaluar nivelin e eksporteve të vitit të kauar prej 3 miliardë eurosh për një vit që është nivel rekord që nga ekzistenca e Zonave. Analiza tregon se eksporti në dhjetë muajt e parë të vitit është 26% më i lartë se në vitin 2021, pra 50% më i lartë krahauar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Nga muaji janar deri në muajin tetor të vitit 2022 është regjistruar import prej 2,806 miliardë euro që është për 15% më shumë krahasuar me dhjetëmujorin e parë të vitit 2021, pra 43% krahasuar me vitin 2020. Në muajin tetor, eksporti neto është 11,25%, mbi të gjitha i detyrohet rritjes së aktiviteteve investuese në Zona dhe rritjen e numrit të vendeve të punës.

Sipas analizës, zhvillimet pozitive ekonomike janë rezultat i efekteve të konceptit të ri të ZZHTI-së dhe ky trend pozitiv pritet të vazhdojë deri në fund të vitit. Që nga fillimi i zbatimit të këtij koncepti, në 20 muajt e fundit janë arritur kontrata me mbi 620 milionë euro të cilat duhet të sjellin mbi 5000 vende të reja pune.