ZZHTI: SHKUP 3 – ZONA E PARË E TEKNOLOGJISË SË LARTË ME POTENCIAL PREJ MBI 860 MILIONË EURO INVESTIME
Zona e re teknologjike industriale – Shkup 3, do të bëhet zona e parë e teknologjisë së lartë që do të fokusohet në teknologji të avancuar dhe do të funksionojë si Partneritet publiko-privat. Drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski, në prezantimin e sotëm për studimin e fizibilitetit deklaroi se zona e re zhvillimore teknologjike industriale do të ofrojë koncept të ri të funksionimit.
„Qëllimi është, siç e tregoi dhe studimi, të gjenerohen investime mbi 850 milionë euro në dhjetë vitet e ardhshme, synimi është sigurisht që të sjellim kompani apo të zhvillojmë kompani që do të fokusohen ekskluzivisht në teknologjitë e larta. Qëllimi ynë nuk është vetëm të krijojmë të ardhura të larta për njerëzit që do të angazhohen atje, por bëhet fjalë për rreth 4.5 deri në 5.5 mijë të rinjë që pritet të angazhohen brenda këtyre kapaciteteve, por të gjenerojnë të ardhura për të gjithë bashkëqytetarët tanë përmes pagave në buxhet. Vlera e shtuar e vetë projektit është që duhet të na çojë përpara“, tha Jovan Despotovski.
Ai shtoi se qëllimi i zonës së re zhvillimore teknologjike industriale është një sipërfaqe prej afërsisht 45 hektarë pranë kryeqytetit për të shfrytëzur me mençuri resurset që posedon shteti.
„Ne jemi një vend i vogël me burime të kufizuara. Kapitali nuk është një burim i kufizuar, por njerëzit janë burim i kufizuar dhe prandaj përmes projekteve të tilla hapim mundësi për të rinjtë. Potenciali intelektual është ajo që mund ta çojë shtetin përpara. Kjo është vetëm një hyrje në historinë e madhe. Me këtë koncept hap një kapitull të ri, pra një histori të re në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, me një fokus në teknologji të avancur,“ theksoi Jovan Despotovski.
Jovan Despotovski theksoi nevojën e bashkëpunimit me Bashkësinë akademike në realizimin e këtij projekti si dhe lidhjen me projektin e Parkut shkencoro-teknologjik i cili filloi në vitin 2019 që duhet të inkurajohen veprimtaritë shkencore hulumtuese në shërbim të kompanive.
Marrëveshja e Partneritetit publiko-privat për këtë zonë duhet të realizohet gjatë vitit 2023. Studimi i fizibilitetit do të dorëzohet në Qeveri, pas së cilës do të fillojë realizimi i procesit.
Për të shkarkuar prezantimin, klikoni këtu.