BESIMI, BEKTESHI SI DHE DESPOTOVSKI: NJË EPOKË E RE PËR INVESTIMET STRATEGJIKE TË QEVERISË, TËRËSISHT PËR HERË TË PARË DO TË PRODHOHEN AUTOMOBILA ELEKTRIK E.GO

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Drejtoria për zona zhvillimore teknologjike industriale dhe “NEKST.E.GO MOBILE”, sot në ZZHTI Tetovë nënshkruan marrëveshje për ndihmë shtetërore për investim të ri. Bëhet fjal për investim që parasheh prodhim të tërësishëm të automobilave elektrikë e.GO. Prodhim i këtillë i plotë i automobilave elektrikë realizohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në manifestimin me rastin e prezantimit të investimit të ri dhe nënshkrimit të kontratës iu drejtuan përfaqësues të Qeverisë, si dhe të kompanisë ,,NEKST.E.GO MOBILE” dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalimin e tij, ministri i Financave Fatmir Besimi theksoi se: ,,Investimet e mëdha kanë efektin e topit të dëborës (rritje me ritme të shpejta). Markat tërheqin investime lokale dhe të reja, si të huaja dhe vendase. Ato krijojnë vlera të reja, forcojnë eksportet duke ndryshuar strukturën e tij drejt produkteve me vlerë më të shtuar, krijojnë vende të reja të punës dhe ndikojnë në përshpejtimin e aktivitetit ekonomik dhe zhvillimin ekonomik. Përcaktimi ynë si Qeveri është të përkrahim dhe promovojmë investitorët e huaj që do të mund ta sigurojnë këtë efekt dhe që mbi të gjitha do të sjellin përfitime për qytetarët tanë, kompanitë vendase dhe ekonominë”.

Në ngjarje ishte prezent edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili theksoi për përfitimet nga investimi. „Me këtë investim shumëmilionësh të kompanisë e.GO në ZZHTI Tetovë, ku për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë të prodhohen automjete elektrike, fillon epoka e re për investimet e huaja, por edhe për qytetarët për përdorimin e automjeteve elektrik. Njëkohësisht ky investim do të sjellë teknologji të reja dhe njohuri nga industria e automobilave që do të jenë të rëndësishme për zhvillimin e prodhimit industrial. Fabrika do të kontribuojë në forcimin e eksportit”.

Drejtori i Drejtorisë për zona zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI), Jovan Despotovski në fjalimin e tij theksoi:

,,Koncepti i ri i ZZHTI-së jep rezultate konkrete. Pas vetëm 18 muajsh kemi investimin e dytë me mbi 100 milionë euro. Ne kemi treguar se Maqedonia e Veriut nuk është më një vend i fuqisë punëtore të lirë, por në hartë vende që kanë kapacitete dhe kushte  për investime të mëdha. Vetëm nga fillimi i vitit kemi arritur marrëveshje për investime në një vëllim prej 370 milionë euro. Me këtë ritëm pres që deri në fund të vitit të arrijmë kufirin prej gjysmë miliardi. Në fillim të mandatit, ne premtuam vende pune evropiane dhe mundësi për të rinjtë. Që nga fillimi i këtij viti, në kompanitë e ZZHTI-së  kemi 1.100 vende të reja pune. Kompania e.GO do të paguajë një pagë mesatare bruto prej 1.340 euro. Më pyesin pse Tetova? Dhe pse jo, edhe Tetova është Maqedonia e Veriut. Dhe ne nuk i ndajmë njerëzit në tanët dhe tuajat, të gjithë janë tanët. Por pyetja kryesore për mua është nëse duam që fëmijët tanë të marrin tri herë më shumë pagë dhe të jetojnë në një shoqëri të përparur apo të shënojmë rekorde të zhvendosjes. Me këto projekte, ne do të sigurojmë të ardhmen e tyre në shtëpi”.

Në ngjarje ishte prezent dhe Ali Vesvaei, kryetar i bordit të kompanisë e.GO. Ai në fjalimin e tij tha: ,,Kjo marrëveshje është një tjetër objektiv kyç në strategjinë e rritjes globale të e.GO dhe thekson vlerën e brendshme të teknologjisë dhe qasjes sonë inovative. Me të vërtet jemi shumë të emocionuar për të zgjeruar gjurmën tonë të prodhimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke ndjekur përparimin tonë në Bullgari më herët të këtij viti. Fokusi ynë strategjik në Evropën Juglindore bazohet në besimin tonë në ekosistemin konkurrues të rajonit, klimën tërheqëse të investimeve dhe qasje deri te stimulimi i kapitalit njerëzor dhe të talentuar.