DELEGACIONI EKONOMIK GJERMAN NË ZZHTI – JANË PREZANTUAR MUNDËSITË PËR INVESTIME
Drejtori i ZZHTI-së, Jovan Despotovski pati takim me delegacionin ekonomik gjerman, i cili e shoqëron presidentin gjerman, Frank Valter-Shtajnmajer, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë. Despotovski e prezantoi konceptin e ri për nxitje të investimeve dhe mundësi për investues gjermanë me fokus në teknologjitë e gjelbra, burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe teknologjive përparuese.
“Gjermania është partner kryesor dhe investues më i madh në zonat zhvillimore teknologjike. Zona më e madhe nga themelimi i zonave me pothuajse 200 milionë euro është investim i kompanisë gjermane farmaceutike Gereshajmer. Besoj se në periudhën në vijim akoma kompani gjermane do të bëhen pjesë e familjes sonë”, deklaroi Despotovski.
Drejtori i ZZHTI-së, theksoi se përparësia e Maqedonisë së Veriut si vend i vogël është ajo që i njeh nevojat e investuesve dhe ofron qasje fleksibile. Ai gjithashtu theksoi se adut kyç në tërheqjen e investimeve të huaja në kontekst të ngjarjeve globale, është stabiliteti i garantuar me anëtarësimin në NATO, si dhe klima e parashikueshme afariste, qasja drejt infrastrukturës cilësore dhe shërbimeve efikase publike. Në takim është biseduar për mundësi konkrete për bashkëpunim dhe këmbim të përvojave në raport me aktivitetet investuese në të dy vendet.
Delegacioni ekonomik, në përbërje të të cilit janë përfaqësues të disa kompanive gjermane, institucioneve shtetërore dhe bankave është kryesuar nga Shtefan Vencel, sekretar shtetëror parlamentar nga Ministria federale për ekonomi dhe klimë dhe Dr. Johanes Shojbe, këshilltar dhe udhëheqës i sektorit ekonomiK në kabinetin e presidentit gjerman.