Investim i ri potencial i një kompanie italiane në ZZHTI Shtip

Drejtori Goce Dimovski sot realizoi takim me Mario De Rosa, sekretar i parë, zëvendës shef i misionit të Ambasadës italiane në Maqedoni, Këshillit rajonal të Piemont dhe përfaqësues të kompanisë italiane L’Isola Blu Piscine. Në kuadër të takimit u diskutuan për përfitimet e ofruara nga Drejtoria e ZZHTI për investitorët e huaj, ndërsa u shqyrtuan kushtet për një investim të ri potencial në ZZHTI Shtip nga kompania e specializuar në projektimin, prodhimin dhe instalimin e pishinave L’Isola Blu Piscine.
Drejtori Dimovski theksoi përparësitë e shumta që ofrojnë zonat, si dhe vendndodhjen strategjike të ZZHTI Shtip, fuqinë punëtore të kualifikuar dhe mbështetjen e dhënë nga Drejtoria në bashkëpunim me Qeverinë për të gjitha investimet me vlerë të lartë të shtuar.
Përfaqësuesit e ambasadës italiane dhe këshillit rajonal të Piemont e mirëpritën mundësinë e bashkëpunimit dhe theksuan se Maqedonia po bëhet destinacion gjithnjë e më atraktiv për kompanitë italiane.
Fabio Carossa, pronar i kompanisë italiane L’Isola Blu Piscine, nga ana e tij shprehu kënaqësi të veçantë për takimin me pritjen e realizimit të suksesshëm të investimit potencial në ZZHTI Shtip. Ai theksoi se faktor kyç për vendimin për investim të mundshëm është klima e favorshme e biznesit dhe përkrahja për investitorët e huaj që ofron Maqedonia, si destinacion atraktiv për investime.