JOVAN DESPOTOVSKI – NË ZZHTI JANË ARRITUR AFËR 190 MILIONË INVESTIME, 2700 VENDE TË REJA PUNE ME PAGË MESATARE RRETH 50.000 DENARË

50.000 DENARË
Aktivitetet ekonomike në zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) në vitin 2021 janë më të larta që nga ekzistenca e Zonave, por me konceptin e ri për tërheqje të investimeve i sjellur para një viti kemi arritur marrëveshje pothuajse 190 milionë euro, tregon analiza vjetore e Drejtorisë të cilën e prezantoi drejtori Jovan Despotovski.

,,Me qasje të mençur në vitin 2021 kemi arritur marrëveshje investimi me një vëllim total prej 188 milionë euro që do të sjellin 2700 vende të reja pune. Ajo që veçanërishtë më gëzon është se bashkëqytetarët tanë do të kenë pagë mesatare prej mbi 50.000 denarë. Rritja e pagave për punonjësit në Zona është prioritet kryesor për ne dhe vazhdojmë të inkurajojmë rritjen e pagave përmes masave të veçanta dhe tërheqjen e investimeve me cilësi të lartë,” tha Jovan Despotovski.

Sipas analizës vetëm me këto investime deri në vitin 2025 në ZZHTI do të ketë rritje prej 19% të numrit të vendeve të punës, mbi 16.000, rritje e të ardhurave në kompanitë për 100% ose për 3.200.000.000 euro, mirpo në 10 vitet e fundit të ardhurat në buxhet në nivel vjetor do të rrjedhin mjaftueshëm 150 milionë euro, që është pothuajse 400% më shumë krahasuar me vitin 2020.
Jovan Despotovski njoftoi se është në fazën e avancuar të negociatave, ku kompanitë kanë dorëzuar të paktën një letër zyrtare për qëllime, janë investime shtesë afër 300 milionë euro me mbi 1500 vende të reja pune.

Analiza tregon se kompanitë në ZZHTI në vitin 2021 arritën eksport prej 3 miliardë eurosh për një vit që është nivel rekord që nga ekzistenca e Zonave. Kjo është për 15% më shumë në krahasim me vitin 2020, dhe për 6,5% më shumë se në vitin 2019 që deri më tani ishte vit rekord për eksport. Sa i përket importit eshtë arritur një rekord prej 2.9 miliardë euro, që është 31% më shumë se vitin e kaluar, ose më shumë se 12% më i lartë se në vitin 2019. Eksportet neto janë pozitive me mbi 2%. Numri i të punësuarve ësht rritur me 8,14% në krahasim me vitin 2020, ndërsa në zona aktualisht punojnë 14.000 persona.

,,Këto shifra tregojnë qartë se ekonomia jo vetëm që ka tejkaluar periudhën e pandemisë, por shënon një rritje serioze. Pres që trendi i rritjes të vazhdojë duke pasur parasysh se disa nga kompanitë me të cilat kemi nënshkruar kontrata këtë vit do të fillojnë me prodhimin dhe punën, ndaj pres që niveli aktual rekord të tejkalohet në vitin 2022,” theksoi Jovan Despotovski.

Zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) këtë vit kanë zbatuar disa projekte të reja, duke përfshirë fillimin e Fondit të ri strategjik investues të gjelbërt, i cili do të nxisë investimet e ,,gjelbërta” prej 750 milionë euro, për të cilat tashmë janë përgatitur 3 projekte specifike në sektorin e energjisë. Eshtë vendosur një sistem i ri i kujdesit ndaj klientit që ofron mbështetje të personalizuar për kompanitë, përmes të cilës tashmë procesohen më shumë se 3000 kërkesa. Gjithashtu është zbatuar ndryshimi i Udhëzuesit për shpenzimet e justifikuara të investimeve, i cili për herë të parë u përgadit nga shtëpia ndërkombëtare e auditimit dhe me bashkëpunim me kompanitë, u vendos një model i monitorimit të jashtëm për realizimin e angazhimeve nga kontratat me investitorët ( nga shtëpia e njohur e auditimit).
,,Me udhëzimin e ri si dhe me monitorimin e jashtëm të kontratave të ndihmës shtetërore, interesat e shtetit mbrohen qartë, vendosen rregulla të sakta të funksionimit për kompanitë,” tha Jovan Despotovski.

Jovan Despotovski njoftoi se në vitin 2022 do të realizohen disa inciativa, përfshirë hyrjen e programave për kompanitë vendase, së bashku me korporatën ndërkombëtare IFC duke avancuar teknologjinë dhe mundësinë për rrjetëzimin e kompanive vendase në zinxhirin e furnizmit, pastaj një program për zhvillimin e afësive, inkurajimin e produktivitetit të punëtorëve dhe kompanive, një program i ri #Punë e mirë për të stimuluar rritjen e vendeve të punës të paguara mirë në kompanitë e ZZHTI si dhe inkurajimi i lëvizshmërisë më të madhe të fuqisë punëtore në ekonominë kombëtare si dhe një fushatë e re për prezantimin e mundësive të investimeve jashtë vendit me qëllim për inkurajimin e investimeve me fokus në të gjitha industritë me moton #Rritemi së bashku.