DESPOTOVSKI: PAGA MESATARE PËR HERË TË PARË TEJKALON MESATAREN E VENDIT
Paga mesatare në zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) për herë të parë është mbi mesataren shtetërore, për shkak të rritjes së numrit të punonjësve dhe investimeve të reja, tregon analiza fillestare vjetore e ZZHTI për vitin 2021. Të dhënat në analizë tregojnë se rritja e fitimit të kompanive dhe pagesave në buxhet dhe sipas shifrave trendi pozitiv i rritjes të vazhdojë edhe këtë vit.
“Është kënaqësi t’i prezantojë këto shifra sepse para mandatit tim ne kemi vendosur qëllime të qarta – që përmes konceptit të ri për nxitjen e investimeve të kontribuojë drejtpërdrejt në rritjen e standardit të qytetarëve. Për herë të parë në 15 vitet e fundit paga mesatare në zona ka tejkaluar pagën mesatare të ekonominës nacionale. Rritja e pagave është për shkak të angazhimit të kompanive si dhe realizimit të një pjese të investimeve të reja,” theksoi drejtori i ZZHTI, Jovan Despotovski në konferencën për shtyp në Qeveri.
Ai theksoi se ky trend pozitiv është për shkak të konceptit të ri të ZZHTI dhe modifikimit të masës për krijimin e vendeve të punës që tani lidhet me një nivel të caktuar pagash dhe rritje pagash, si dhe mundësinë që kompanitë të përdorinë mbështetjen e aftësive të punonjësve. Gjithashtu në vitin 2021 është arritur niveli më i lartë i numrit mesatar të punonjësve në ZZHTI prej 13.650 që është 5% më shumë se në vitin 2020. Gjithsej 22 kompani të ZZHTI kanë shënuar rritje të numrit të vendeve të punës, shtatë janë zvogluar dhe pesë kanë të njëjtin numër të punonjësve. Sa i përket të ardhurave, 24 kompani kanë shënuar rritje dhe tetë rënie.
Analiza tregon se kompanitë aktive në ZZHTI në vitin 2021 arritën nivelin e përgjithshëm të hyrave, mbi 156 miliardë denarë që është 15,6% më shumë se në vitin 2020 dhe 5% nga niveli para pandemisë si dhe është regjistruar një rritje e aktiviteteve investuese. Sipas Despotovskit, kjo tregon se ,,ekonomia, veçanërisht në Zonat, ka kaluar me sukses krizën e koronës por edhe krizën globale të furnizimit me mikroçipe dhe krizën energjetike”.
Duke prezantuar analizën vjetore për aktivitetet ekonomike në zonat, Despotovski informoi se ndihma e përgjithshme shtetërore e paguar për ZZHTI në vitin e kaluar ka qenë pothuajse 732 milionë denarë, ndërsa totali i pagesave nga kompanitë në buxhet vetëm në bazë të tatimit në paga dhe sigurimeve shoqërore është gati 2 miliardë denarë.
,,Raporti i pagesave nga kompanitë dhe pagesave nga buxheti tregojnë se kompanitë në zonat paguajnë nga 2,7 deri në 5 herë më shumë se sa marrin nga buxheti. Ne nuk i hedhim paratë e qytetarëve, por me një qasje të vendit me kompanitë krijojmë një klimë të favorshme biznesi dhe kujdesemi që përfitimet të jenë të barabarta për të gjithë,” tha Despotovski dhe shtoi se shpreson që këto trende pozitive të vazhdojnë edhe këtë vit, pavarësisht zhvillimeve globale dhe krizës ekonomike. Despotovski informoi se jemi në bisedime përfundimtare me një kompani të madhe kanadeze që tashmë është e pranishme në vend dhe ndjeshëm zgjeron kapacitetet e tyre.
,,Kemi disa kontrata të reja që janë në fazën finale dhe pres t’i prezantojmë si investime të reja. Por, nga ato ekzistuese nuk kemi asnjë njoftim për mbyllje”, vuri në dukje drejtori, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi paraprakisht e ka prezantuar analizën për aktivitetet ekonomike të vitit të kaluar dhe rezultatet në zona. Sipas Despotovskit, situata e luftës në Ukrainë me kujdes ndiqet dhe tani për tani nuk ka nevojë për intervenime shtesë shtetërore në këtë segment. Por, nëse paraqitet nevoja, do të ndërmerren masa adekuate.