NË ZONAT ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE INDUSTRIALE NË MUAJIN MAJ RRITET NUMRI I VENDEVE TË PUNËS

Në kompanitë aktive në zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) në muajin maj u regjistrua një numër i rritur i vendeve të punës prej mbi 4,15% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2020. Ky trend pritet të vazhdojë në muajt e ardhshëm sepse në disa kompani procedurat tashmë janë duke u zbatuar për hapjen e vendeve të reja të punës. Duhet ta kemi parasysh, sipas analizës së Drejtorisë së ZZHTI, vetëm investitorët ekzistues janë të detyruar të krijojnë 7.000 vende të reja pune.
Sa i përket eksporteve, kompanitë aktive në zona marin pjesë me mbi 46% në eksporte totale të vendit. Aktivitetet e eksportit në muajin maj arritën në vlerë prej 251 milionë euro, duke sjellë eksport në pesë muajt e parë të vitit në 1 miliard e 307 milionë euro. Kjo shifër është 84% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose 22% krahasuar me vitin 2019.
Në pesë muajt e parë të vitit 2021, importi i përgjithshëm në zona është mbi 1 miliard e 310 milionë euro dhe është rritur për 110% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 35% në krahasim me vitin 2019. Vetëm në muajin maj, importi në zona arriti në 255 milionë euro.
Për shkak të aktiviteteve të intensifikuara të importit, të cilat janë për shkak të rimbushjes në inventarin e lëndëve të para, si dhe intensifikimin e investimeve në teknologji të reja, mbulimi i importeve me eksporte në pesë muajt e parë të vitit 2021 është pothuajse i barabartë. Në muajin maj të vitit 2021, eksportet neto ishin në një pozitivitet të papërfillshëm prej 0,10% domethën rreth 27 pikë përqindje më të mirë se eksportet neto në nivelin e ekonomisë totale në vend për periudhën janar – prill të vitit 2021.
Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti nënshkruajtëm marrëveshje me pesë kompani, investimet totale të cilat duhet të arrijnë mbi 65 milionë euro, dhe me konceptin e ri për tërheqje të investimeve vetëm në pesë muajt e fundit ZZHTI arriti të stimulojë interesin me mbi 30 kompani për vëllimin e investiemve mbi 425 milion euro dhe 8.500 vende të reja pune.
Drejtoria për ZZZHTI kohët e fundit bëri një analizë efektive në njërën prej masave për tërheqjen e investimeve të huaja – ndarja e tokës shtetërore me një çmim të subvencionuar. Sipas analizës, është futur një qasje e re e cila do ti nxisë investitorët pa kompensim shtesë nga shteti, që të investojnë në rajone jashtë Qytetit të Shkupit. Me këtë masë / qasje të re, pritet që efektet pozitive të investimeve të huaja të jenë të barabartë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.