PAGA BRUTO NË ZZHTI NË MARS 2024 KA RRITUR 1100 EURO

Analiza e ZZHTI tregon se paga mesatare bruto në kompanitë në ZZHTI ka arritur në mbi 1100 euro në mars, që është gati 10% mbi mesataren kombëtare. Për krahasim, paga mesatare neto në zona ka arritur mbi 43.000 denarë, që është më shumë se dyfishi i pagës mesatare prej 19.000 denarë të regjistruar në vitin 2016.

Në tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve vijon të rritet. Që nga muaji mars, më shumë se 18,100 bashkëqytetarë tanë punojnë në kompani në ZZHTI, që është 10% më shumë krahasuar me marsin 2023. Në shtatë vitet e fundit, vetëm në ZZHTI janë krijuar më shumë se 11,800 vende pune, krahasuar me 6,282 në 2016.

Eksportet dhe importet në zona kanë shënuar rritje të qëndrueshme që nga fillimi i vitit, pavarësisht trendeve negative në ekonominë evropiane, veçanërisht në Gjermani, e cila është destinacioni kryesor i eksportit. Kompanitë në Zona në tre muajt e parë të vitit kanë realizuar 820 milionë euro eksporte, ndërsa importet janë në nivelin 730 milionë euro.

Për shkak të këtyre tendencave ekonomike, eksporti neto vetëm në muajin mars rezulton pozitiv me 7%, ndërsa për tremujorin e parë të vitit është 12% në total.

Pritet që ky trend pozitiv i rritjes, i cili ka qenë i vazhdueshëm për të katërtin vit radhazi, të vazhdojë për shkak të rritjes së vëllimit të kontratave të lidhura investimi. Vetëm vitin e kaluar në ZZHTI u arritën kontrata me një volum total mbi 450 milionë euro, të cilat krijuan 7000 vende të reja pune, disa prej të cilave tashmë janë në zbatim.