TAKIM DESPOTOVSKI – LIMINSKI: PARTNERITET ME VLERË TË SHTUAR
Drejtorini ZZHTI-së, Jovan Despotovski realizoi takim me ministrin Federal për Çështje Evropiane, Çështje Ndërkombëtare dhe Media të provincës Rajna-Vestfalija, Natanael Liminiski, i cili udhëhoqi delegacionin ekonomik nga provinca më e madhe gjermane që viziton vendin.
Despotovski para biznesmenëve gjermanë prezantoi mundësitë dhe përparësitë për investime në vend me fokus në teknologjitë e gjelbra, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe teknologjitë e avancuara.
“Gjermania është partneri ynë më i madh dhe investitori më i madh në zonat e zhvillimit teknologjik me investimin më të madh Grinfild në vend deri më tani prej gati 200 milionë eurosh nga kompania farmaceutike gjermane Gereshajmer.
Me qasjen e re inteligjente, ne arritëm të vendosemi lart në hartën e destinacionit të investimeve dhe tashmë po ‘konkurojmë’ me vendet anëtare të BE-së. Besoj se ky është një motiv, që së shpejti edhe më shumë kompani gjermane të bëhen pjesë e familjesë sonë”, tha Despotovski.
Drejtori i ZZHTI-së, theksoi se përparësia e Maqedonisë së Veriut si vend i vogël është se i njeh nevojat e investitorëve dhe ofron një qasje fleksibël. Ai theksoi gjithashtu se një aset kyç në tërheqjen e investimeve të huaja në kontekstin e zhvillimeve globale është stabiliteti i garantuar nga anëtarsimi në NATO, si dhe klima e parashikueshme e biznesit, qasja në infrastrukturë cilësore dhe shërbime publike efikase.
Ministri Liminski vuri në dukje se bashëpunimi ekonomik dhe partneriteti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe RF të Gjermanisë sjell vlerë të shtuar sidomos për të rinjtë në vend përmes mundësisë së punës në kompanitë gjermane në zonat në të cilat një pjesë janë nga Rajna veriore-Vastfalija. Liminki shtoi se ky takim është një shkëmbim i mirë i mësimeve të nxjerra në rrugën drejt BE-së. Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave lidhur me aktivitetet investive në të dyja vendet. Disa nga kompanitë tashmë kanë shprehur interes për bashkëpunim më konkret.