VAZHDON RRITJA E EKSPORTIT DHE VENDEVE TË REJA TË PUNËS NË ZZHTI

Rritja e eksportit dhe rritja e numrit të vendeve të punës në Zonat zhvillimore teknologjike induatriale (ZZHTI) vazhdon edhe në muajin shkurt.

Analiza e rregullt mujore tregon se kompanitë në ZZHTI në mujain shkurt kanë realizuar eksport prej mbi 330 milionë euro që është për 20 % më shumë se muaji janar i këtij viti. Në krahasim me muajin e dytë të viteve të kaluara, eksporti tani është më i lartë për 26 % në krahasim me vitin 2021, gjegjësisht 53 % në krahasim me vitin 2020, ndërsa është në nivelin e njëjtë me muajin shkurt të vitit të kaluar.

Është regjistruar rritje e importit në muajin shkurt. Kompanitë në ZZHTI kanë realizuar import prej gati 270 milionë euro që është për 22 % më i lartë se në muajin e kaluar. Krahasur me muajin shkurt të vitit 2022 eksporti është më i ulët për 10 %, por është më i lartë për 11, gjegjësisht 12 % në krahasim me vitin 2021 dhe 2020.

Vazhdon edhe trendi pozitiv  i rritjes te eksporti neto i cili deri në muajin shkurt është 23,5 %.

Numri i të punësuarve në zona në muajin janar përsëri shënon rritje dhe arriti nivelin prej 16,500 që është për 14% më i lartë në krahasim me muajin shkurt të vitit 2022. Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti në kompanitë në zona janë hapur gati 190 vende të reja të punës.

ZZHTI-ja e mbylli vitin e kauar me 2.300 vende të reja të punës dhe eksportin më të lartë deri më tani prej 3,7 miliardë euro, me çka viti 2022 është viti më i suksesshëm që nga ekzistimi i zonave.