Koncepti dhe misioni

Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut udhëheq me Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka themeluar katerëmbëdhjetë Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale që janë në faza të ndryshme të ndërtimit.
Në përputhje me konceptin dhe misionin, Drejtoria për Zonat Zhvilliore Teknologjike Industriale synon që Republika e Maqedonisë së Veriut të rritet në një qendër ndërkombëtare të biznesit në Evropën Juglindore me një ofertë të infrastrukturës të klasit botëror, të mbështetur nga shërbime të shkëlqyera dhe përfitime të pakrahasueshme në rajon dhe më gjerë.

100% pronësi e huaj, 0% taksa dhe dogana, përjashtim nga taksat komunale, qasje e individualizuar, çmime simbolike për qiranë e tokës dhe ndihmë të drejtpërdrejtë shtetërore deri në 1.000.000 euro janë vetëm një segment i paketës së ofruar, që e bënë të dallohet si destinacion më konkurrues i investimeve në rajon dhe më gjerë.

Detyra e Drejtorisë së ZZHTI është të vendosë nga një qendër shërbimi në çdo zonë industriale, përmes së cilës njësitë administrative të Drejtorisë së ZZHTI dhe zyrat e Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut ofrojnë konsultime dhe shërbime administrative dhe doganë efikase për investitorët në zonat përkatëse.

Drejtoria e ZZHTI merrë përsipër zhvillimin e zonave si mision primar, ku menaxhohet sipas nevojave të investitorit kurse në praktikë përpiqet të ngritë cilësinë e shërbimeve në nivel më të lartë, për të garantuar suksesin e investitorit.

Hulumtoni zonat e lira ekonomike

Bordi udhëheqës

VIKTOR ANDONOV

KRYETAR

SHYRET ELEZI

NËNKRYETAR

XHELIL AHMED

IGOR ZDRAVESKI

SABO STANKOVIQ

JASMINA MAJSTOROSKA

PIJETRO STERPONE

Drejtor

Goce Dimovski është doktor shkencash, ka doktoruar në temën “Roli i investimeve të huaja direkte në performancën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë” në programin tempo të studimeve të doktoraturës DOCSMES të realizuar bashkërisht nga disa universitete. si Alma Mater Studiorum – Universiteti i Bolonjës, Itali, Universiteti Autonom i Barcelonës, Spanjë, Universiteti i Nicës, Sophia Antipolis, Francë, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti i St. Kliment Ohridski nga Maqedonia dhe të tjerë, në Fakultetin Ekonomik në UKLO.

Gjegjësisht, në London School of Business and Finance në Londër, Mbretëria e Bashkuar, Goce Dimovski ka përfunduar me sukses programin e Edukimit Ekzekutiv, ndërsa në Shoqatën Evropiane të Certifikimit dhe Kualifikimeve në Vjenë, Republika e Austrisë, ka përfunduar programin e menaxhimit të projekteve, ku ka fituar me titullin – Menaxher i Certifikuar i Projektit. Në të njëjtën kohë, Dimovski ka trajnime dhe përmirësime profesionale në institucione të ndryshme arsimore si Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Japoni, Shkolla Metropolitan për Biznes dhe Menaxhment në Mbretërinë e Bashkuar dhe të tjera.

Goce Dimovski ka përvojë afariste në institucione dhe kompani të ndryshme si OSBE-ODIHR, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Parku Nacional “Mavrovë”, Këshilli për Prokurim Publik të Maqedonisë, Ndërmarrja e Transportit Publik – Shkup, Pelagonia SHA Gostivar, Ministria e Financave – Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP dhe MSIP2) financuar nga Banka Botërore, Kolenko DOOEL Shkup Zyra e Kolenko GMBH Gjermani, CRPPR – Projekti për planifikim strategjik, hulumtim, zhvillim të studimeve dhe krijimi i një pakete projektesh për zhvillimin rajonal të rajonit të Pollogut (iCARE) dhe Këshillit të Komunës së Gostivarit.

Gjatë përvojës së tij afariste, Goce Dimovski ka menaxhuar detyra të ndryshme operative, logjistike, financiare dhe organizative. Ai ka njohuri të jashtëzakonshme në fushën e investimeve dhe menaxhimit, duke përfshirë identifikimin, analizën, vlerësimin, përgatitjen, vlerësimin, përpunimin, tenderimin, monitorimin operativ dhe financiar dhe menaxhimin e projekteve investuese.

Dimovski gjithashtu ka përvojë në realizimin e projekteve investive të financuara nga institucione të ndryshme financiare ndërkombëtare si Banka Botërore, Banka Evropiane për Investime, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ajo gjermane banka e zhvillimit KfW. Në të njëjtën kohë, ai u punësua si konsulent për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe dokumenteve për vlerësimin e projekteve investive që financoheshin nga institucione financiare vendase dhe ndërkombëtare.

Ka botuar punime shkencore në fushën e menaxhimit dhe investimeve, si dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe biznesit.

Gjuha e tij amtare është maqedonishtja dhe flet shumë mirë anglisht dhe serbisht. Ai përdor një sërë sistemesh të integruara informacioni dhe është i certifikuar nga Microsoft si Specialist i Microsoft Office.

Goce Dimovski është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Ekip (lista e punonjësve)

МИЛЈАНА ВОЈДАНОСКА

miljana.vojdanoska@fez.gov.mk

ДРЖАВЕН СОВЕТНИК ЗА НОРМАТИВНО – ПРАВНИ РАБОТИ И ЗА УПРАВУВАЊЕ СО РЕСУРСИ

ЉУБИЦА ДОНЕВСКА

ljubica.donevska@fez.gov.mk

СЕКТОР ЗА ОПШТИ, НОРМАТИВНИ РАБОТИ И ЈАВНИ НАБАВКИ

МАЈА СТЕФАНОВСКА

maja.stefanovska@fez.gov.mk

СЕКТОР ЗА УПРАВУВАЊЕ СО РЕСУРСИ

НИКОЛИНА СТОЈАНОВСКА

nikolina.stojanovska@fez.gov.mk

СЕКТОР ЗА АНАЛИЗА, ПРЕГОВОРИ И СЛЕДЕЊЕ НА ДОГОВОРИ ЗА ДРЖАВНА ПОМОШ

БОЈАНА ТЕВЧЕВА

bojana.tevceva@fez.gov.mk

СЕКТОР ЗА МАРКЕТИНГ И КОМУНИКАЦИИ

КИРИЛ ВЕЛИКОВ

kiril.velikov@fez.gov.mk

СЕКТОР ЗА ПЛАНИРАЊЕ И РЕАЛИЗАЦИЈА НА ПРОЕКТИ И ПРИПРЕМА НА ЗОНИТЕ

ЕДИН ФАКИЌ

edin.fakic@fez.gov.mk

СЕКТОР ЗА УПРАВУВАЊЕ, СТОПАНИСУВАЊЕ И ОДРЖУВАЊЕ НА ЗОНИ И ОДНОСИ СО КОРИСНИЦИ

МАРГАРИТА ЈОВЕВСКА ВЧКОВ

margarita.vchkov@fez.gov.mk

СЕКТОР ЗА ОДОБРЕНИЈА ЗА ГРАДЕЊЕ И УПОТРЕБА ВО ЗОНИТЕ

Organogrami

Çertifikatë