ZZHTI DHE MAQEDONIA 2025 – AVANCIMIN I BASHKËPUNIMIT NË PJESEN E PROMOVIMIT TË INVESTIMEVE

Drejtori i ZZHTI, Jovan Despotovski, u takua me një nga themeluesit e organizatës ndërkombëtare joqeveritare Maqedonia 2025, Mike Zafirovski, president i grupit Zaf, dhe anëtarët e bordit Nikica Mojsovska Blazhevski, drejtor ekzekutiv i MK2025, Zhivko Mukaetov, drejtor ekzekutiv dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve në Alkaloid dhe Viktor Mizo, drejtor i Kostal Maqedonisë. Qëllimi i takimit ishte promovimi i bashkëpunimit në fushën e nxitjes dhe tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe mobilizimi i mbështetjes nga anëtarët e themeluar të organizatës në kornizat e biznesit global. Në takim u diskutuan mundësitë specifike të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave lidhur me aktivitetet investive.

Despotovski i falënderoi për kontributin e deritanishëm të Maqedonisë 2025 për mbështetjen dhe promovimin e vendit si destinacion investues. Drejtori i ZZHTI ndër të tjera prezantoi konceptin e ri për nxitjen e investimeve dhe mundësitë për investitorët e huaj me fokus tek teknologjitë e avancuara. Ai theksoi se përparësia e Maqedonisë së Veriut si një vend i vogël është se ajo fokusohet më afër në nevojat reale të investitorëve dhe krijon mbështetjen e duhur.

Zafirovski theksoi se si organizatë në përgjithësi janë të gatshëm të ndihmojnë dhe se është e rëndësishme që të ketë kompani të fuqishme vendore, por edhe investime të huaja dhe vizion të qartë për rritje si prioritet kryesor.

Misioni kryesor i organizatës ndërkombëtare joqeveritare Maqedonia 2025 është krijimi dhe promovimi i një platforme dinamike për ndarjen e njohurive në fushën e biznesit, ekonomisë, teknologjisë, lidershipit dhe inovacionit, në drejtim të nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë.