ZZHTI NDALË MARRËVESHJEN PËR NDIHMËN SHTETËRORE PËR E.GO

Drejtoria për ZZHTI, si përfaqësuese e Qeverisë në Marrëveshjen për ndarjen e ndihmës shtetërore me kompaninë, bën të ditur se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.

Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në RF Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHTI, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore.

Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, ju njoftojmë se përkundër kërkesave të investitorit, deri më tani nuk i janë ndarë mjete për kompaninë.

Për të gjitha hapat e mëtejshëm në lidhje me këtë projekt dhe aktivitetet e mëtejshme në lidhje me realizimin e mundshëm, Drejtoria për ZZHTI, si përfaqësuese e Qeverisë në këtë kontratë, si edhe më parë, do të veprojë plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe do të japë informacion në një në kohë.