ZZHTI – NIVELI MË I LARTË I EKSPORTIT PREJ 3,5 MILIARDË EUROVE DHE 2300 VENDE TË REJA PUNE QË NGA FILLIMI I VITIT

Mbi 2300 vende të reja pune janë hapur në kompanitë e ZZHTI-së që nga fillimi i vitit deri më tani. Numri i të punësuarve në përmbyllje me muajin nëntorin është rritur për 16.300 një rritje prej 17 % për vetëm një vit. Vetëm në muajin nëntor janë hapur pothuajse 300 vende të reja pune.

Trendi pozitiv që nga fillimi i vitit vazhdon edhe lidhur me eksportet dhe importet. Në përmbyllje me muajin nëntor, eksporti nga ZZHTI-ja ka arritur  pothuajse 3,5 miliardë euro, që është niveli më i lartë që nga egzistimi i zonave. Analiza tregon se eksportet nga janari deri në nëntor të këtij viti është për 27 % më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2021, gjegjësisht 49%  më i lartë në krahasim me vitin 2020. Kompanitë në zona e mbyllën vitin 2021 me eksporte prej 3 miliardë eurosh në një vit, që ishte një nivel rekord deri më tani.

Nga muaji janar e deri në muajin nëntor të këtij viti u regjistrua import prej 3,09 miliardë euro, që është për 17% më shumë krahasuar me 11 muajt e parë të vitit 2021, respektivisht për 60% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Në përmbyllje me muajin nëntor vazhdon edhe rritja e neto eksportit, i cili ka arritur 12,3%. Vetëm në muajin nëntor neto eksporti është pothuje 23%, që mes tjerash ka të bëjë me aktivitetet e rritura investuese në Zona dhe numrin e rritur të vendeve të punës.

Pritet që trendi i tillë pozitiv të aktiviteteve në zona të vazhdojë deri nga fundi i vitit.