ZZHTI QË NGA FILLIMI I VITIT HAP MBI 1100 VENDE TË REJA PUNE

Në zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) në muajin korrik vazhdon rritja e punësimit dhe eksporteve, tregon analiza e rregullt e ZZHTI-së. Vetëm për një muaj në kompanitë në zona janë hapur pothuajse 100 vende të reja pune, pra nga muaji korrik, që nga fillimi i këtij viti në kompanitë e ZZHTI-së janë realizuar mbi 1100 vende të reja pune. Numri i përgjithshëm i punonjësve në muajin korrik u rrit për 15.085, që është 6% më shumë krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, ose për 14,5% më shumë në krahasim me muajin korrik të vitit 2020. Sipas analizës, ky trend pritet të vazhdoj, duke pasur parasysh se ky është rezultati i investimeve të arritura vitin e kaluar që parashikohet hapja e më shumë se 2700 vende të punës në vitet e ardhshme.

Trendi pozitiv i rritjes nga fillimi i vitit vazhdon dhe në aspektin e eksportit dhe importit. Në shtatë muajt e parë të vitit 2022, eksportet e ZZHTI-së arritën pothuajse 2 miliardë euro, që është më i larti në katër vitet  e fundit. Eksportet në periudhën janar- korrik është 13% më i lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ose 77% më i lartë në krahasim me vitin 2020 dhe 23% dhe 47% më i lartë në krahasim me vitin 2019 respektivisht të vitit 2018. Vetëm në korrik në kompanitë e ZZHTI-së kanë eksporte prej 280 milionë euro, që është 25% më shumë se në muajin korrik të vitit të kaluar.

Është regjistruar niveli më i lartë i importeve prej 1,83 miliardë euro, në shtatë muajt e parë të këtij viti, krahasuar  me të njejtën periudhë në katër vitet e fundit. Kjo është 4% më shumë në krahasim me importet nga muaji janar deri në muajin korrik të vitit 2021 ose 83% në krahasim me vitin 2020, dhe për 21% si dhe 64% më shumë krahasuar me vitin 2019, përkatësisht të vitit 2018. Në ZZHTI në muajin korrik importet mujore arritën 230 milionë euro dhe është pothuajse në të njëjtin nivel me muajin korrik të vitit 2021. Deri në muajin korrik eksporti neto është 9%.

Pavarësisht zhvillimeve globale politike dhe ekonomike ky trend pritet të vazhdojë deri në fund të këtij viti, ku sipas vlersimeve eksporti mund të tejkalojë nivelin rekord të vitit të kaluar prej 3 miliardë euro në vit.