Drejtori Dimovski pati një takim të suksesshëm me menaxherin e përgjithshëm të Kiel Maqedoni, Kristian Shtrand

Pas një pune disamujore të suksesshme të Kielit gjerman në ZZHTI Tetovë, drejtori Goce Dimovski pati një takim të suksesshëm me Kristian Shtrand, menaxher i përgjithshëm i “Kiel Macedonia”, menaxher i fabrikës në Tetovë, Vladimir Stefanovski dhe Goran Golemteov, drejtor financiar. Gjatë takimit u diskutua për funksionimin aktual të kompanisë, si dhe për planet për të ardhmen.

Dimovski, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të bashkëpunimit të fortë dhe afatgjatë për rritje dhe zhvillim ekonomik, theksoi rolin e Drejtorisë për ZZHTI si partner kryesor dhe përkrahës i investitorëve të huaj.

“Ne jemi krenarë që Kiel ka investuar në një nga zonat, duke hapur vende të reja pune dhe shanse të reja për përparimin ekonomik të të gjithë shtetit. Ky investim është dëshmi e atraktivitetit të zonave tona dhe potencialit që ofron Maqedonia si destinacion stabil dhe konkurrues për investitorët e huaj.” – theksoi drejtori Goce Dimovski.

Përfaqësuesit e Kielit shprehën kënaqësi të veçantë për takimin, me shpresën për bashkëpunim edhe më të suksesshëm në të ardhmen.

Kristian Shtrand, menaxheri i përgjithshëm tregoi përkushtimin e kompanisë për rritje afatgjatë. “Fabrika në Tetovë mbulon të gjithë gamën e aktiviteteve për prodhimin e sediljeve për trena, ku një ulëse e kompletuar mund të është e lirë ta quajmë “made in Macedonia”. Maqedonia është partneri ynë afatgjatë, i cili ofron kushte të qëndrueshme afariste për ne si investitorë dhe bashkëpunimi me drejtorinë e ZZHTI-s është i një rëndësie kyçe në arritjen e qëllimeve të përcaktuara”, theksoi Shtrand.

“Misioni ynë kryesor është të forcojmë pozicionin tonë në tregun global, duke ofruar produkte të cilësisë më të lartë. Po vazhdojmë me rritjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës, me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e Maqedonisë”, tha menaxheri i fabrikës në Tetovë, Vladimir Stefanovski.