Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, në një vizitë zyrtare në Gjoyson Safety Systems

Drejtori Dimovski sot realizoi vizitë zyrtare në kompaninë Gjoyson Safety Systems, e cila gjendet në Zonën Industriale Teknologjike Kërçovë. Kjo vizitë është pjesë e konceptit të ri të bazuar në bashkëpunimin aktiv dhe të vazhdueshëm, e gjitha me synimin për të ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë.

“Qëllimi kryesor për ne si institucion është të ofrojmë mbështetje direkte dhe efektive për kompanitë. Me vizita të kësaj natyre, jo vetëm që arrijmë të marrim një pasqyrë më të detajuar të punës dhe sfidave me të cilat ballafaqohet secila kompani, por edhe e forcojmë bashkëpunimin që është çelësi i suksesit të përbashkët.” – theksoi Goce Dimovski.

Menaxhmenti i Gjoyson Safety Systems, i kryesuar nga Klaudia Hopt dhe Florian Rot, shprehu një falënderim të veçantë për mbështetjen e institucioneve si Drejtoria për ZZHTI, duke theksuar angazhimin e tyre për rritje dhe zhvillim afatgjatë.

“Suksesi ynë është rezultat i punës së fortë ekipore, mbështetjes nga partnerët tanë dhe investimit të vazhdueshëm në kërkim dhe zhvillim. Gjoyson Safety Systems është një kompani e përkushtuar për të avancuar sigurinë në industrinë e automobilave përmes inovacionit, cilësisë dhe qëndrueshmërisë. Prania jonë në Maqedoni është me rëndësi kyçe për strategjinë tonë globale”, tha Dimçe Neloski, drejtor i fabrikës.

Kompania, e cila është pjesë e gjigantit global të automobilave Ningbo Gjoyson Electronic, është një prodhues lider i inflatorëve, airbagëve, timonit dhe rripave të sigurimit dhe suksesi i saj global është rezultat i standardeve të larta dhe përkushtimit ndaj cilësisë.

Me 34 objektet e shitjes, projektimit dhe prodhimit në mbarë botën dhe një rrjet prej rreth 50,000 punonjësish, Gjoyson Safety Systems është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në industrinë e automobilave. Investimi i tyre në Maqedoni, i cili siguron qindra vende pune, forcon pozitën e vendit si një destinacion tërheqës për investime të huaja.