Është mbajtur një takim i suksesshëm me kompaninë gjermane Kromberg dhe Shubert Maqedoni

Drejtori i ZZHTI  -s, Goce Dimovski, sot ka pasur një takim të suksesshëm me menaxherin komercial të fabrikës Kromberg dhe Shubert, Martin Millosheski. Për të komunikuar me sukses me investimet e huaja tashmë ekzistuese jashtë zonave, në takim u diskutuan disa pika, ku fokusi kryesor iu kushtua planeve aktuale dhe të ardhshme të kompanisë, si dhe u diskutuan mundësitë për një investim të ri potencial.

Dimovski shprehu mbështetjen e tij për aktivitetet e kësaj kompanie, duke theksuar se takimet e tilla janë kyçe për sigurimin e një klime të favorshme investive, e cila më tej kontribuon në rritjen e investimeve të huaja në Maqedoni.

“Kromberg dhe Shubert me prezencën e tyre në Maqedoni kontribuojnë dukshëm në rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët tanë, ndërkohë që vazhdojnë të forcojnë pozitën e saj si partner i besueshëm në përmirësimin e ekonomisë vendase”, tha drejtori Dimovski. “Së bashku me qeverinë e re” ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për një strategji të re kombëtare për investimet e huaja që do të kontribuojë më tej në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat përballen investitorët”, tha ai.

Drejtori Millosheski shprehu kënaqësi të veçantë nga takimi me shpresë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Nga ana e tij, ai theksoi rëndësinë e këtij lloji të takimeve, të cilat kontribuojnë në bashkëpunim më efektiv dhe mirëkuptim të nevojave dhe pritjeve të të dyja palëve. U diskutuan planet aktuale dhe të ardhshme të investimeve, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të qëndrueshme ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Kromberg & Shubert është një grup global industrial që prodhon sisteme komplekse kabllore dhe pjesë plastike për industrinë e automobilave. Ajo tregton produktet e saj te prodhuesit më të mëdhenj evropianë të makinave si VW, BMW, AUDI, Mercedes, Škoda. Kompania globalisht punëson mbi 50,000 njerëz në mbarë botën në më shumë se 40 lokacione të ndryshme, dhe në Maqedoni, si një nga punëdhënësit më të mëdhenj, është prezente me dy fabrika në Shkup dhe Manastir.