Ka filluar ndërtimi i Avesta Battery and Energy Engineering në TIRZ Kërçov
Në ZZHTI Kërçovë sot zyrtarisht filloi ndërtimi i fabrikës për bateri elektronike për vetura të kompanisë belge “Avesta Battery and Energy Engineering”, ku në fazën e parë do të investohen 10 milionë euro dhe do të hapen 120 deri në 200 vende pune.
Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, së bashku me kryeministrin Mickoski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe Aleksandar Gollaboski, Avesta Batteries, morën pjesë në vendosjen zyrtare të gurthemelit të fabrikës.
Dimovski shprehu mbështetje të veçantë për investimin, i cili do të kontribuojë dukshëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, duke konfirmuar konkurrencën e Maqedonisë si destinacion për investitorët e huaj.
Aleksandar Gollaboski, drejtor ekzekutiv i kompanisë, ka paralajmëruar eksporte prej 50 milionë eurosh në vitin e parë të investimit, i cili do të arrijë në 40 milionë euro, ndërsa numri i të punësuarve në 600.
“Shpresojmë që objekti të jetë gati vitin e ardhshëm. Sipas planit të biznesit, eksporti në vitin e parë do të ishte rreth 50 milionë euro, ndërsa në kulmin e funksionimit të fabrikës për shtatë apo tetë vjet presim që të dhjetëfishohet”, tha Golaboski.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se fillimi i investimit është dëshmi se me punë të përbashkët mund të bëhet shumë.
“Një investim i bukur po fillon për këtë pjesë të Maqedonisë, për Kërçovën. Ne presim që numri maksimal i të punësuarve të arrijë në 600 në një moment, pse jo më shumë, dhe eksportet në gjysmë miliardë euro në gjashtë deri në shtatë vjet. Këto janë vetëm prova se shumë mund të bëhet së bashku. Së bashku me drejtorin e ZZHTI-s, Goce dhe zhvilluesi bëri shumë që ky projekt më në fund të jetësohej, kaloi edhe në seancën e Qeverisë. Presim që këtë vit ta mbyllim me një numër rekord të investimeve të huaja, në vlerë prej më shumë se 1 miliard euro, që do të na bëjnë më të mirët për kokë banori në Ballkan”, tha kryeministri Mickoski.