Takimi i suksesshëm me përfaqësues të Bankës Botërore

Drejtori Goce Dimovski sot realizoi një takim të suksesshëm me përfaqësuesit e Bankës Botërore, të udhëhequr nga Mauro Testaverde, ekonomist i lartë. Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin ekonomik, i cili do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e zonave, si dhe për projektet e mundshme në të ardhmen që do të kenë ndikim pozitiv edhe në ekonominë e përgjithshme kombëtare.

Drejtori Dimovski theksoi rolin kyç të Bankës Botërore si një nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë në procesin e përmirësimit të klimës së biznesit dhe përmirësimit të kushteve në zona. Ai theksoi se ky bashkëpunim hap një gamë të gjerë mundësish për mbështetjen e projekteve të reja investive, duke hapur mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë maqedonase.

Përfaqësuesit theksuan gatishmërinë e Bankës Botërore për të ofruar mbështetje adekuate me qëllim të rritjes së konkurrencës së Maqedonisë si lokacion për investitorët e huaj. Ata theksuan se Banka Botërore është një mbështetëse e fortë e vendit në zbatimin e një sërë reformash dhe projektesh të rëndësishme që do të kontribuojnë në kushte edhe më të favorshme për investime.

Drejtoria për ZZHTI si institucion mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me të gjitha palët e interesuara, e veçanërisht me institucionet ndërkombëtare që kanë ndikim të fuqishëm në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.