Ministri i Tregtisë dhe Integrimit i Kazakistanit, Arman Shakaliev, në vizitë në ZZHTI
Një delegacion i lartë nga Republika e Kazakistanit, i udhëhequr nga Ministri i Tregtisë dhe Integrimit, Arman Shakaliev, sot realizoi një vizitë zyrtare në ZZHTI Shkup, gjatë së cilës u vizitua edhe fabrika Jonson Meti.
Në kuadër të vizitës, delegacioni zhvilloi një takim pune me drejtorin e Drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski, ku u diskutua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të reja dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Dimovski theksoi se kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe një vazhdimësi e bashkëpunimit tashmë të vendosur që nga qershori i vitit të kaluar. Ai theksoi se Drejtoria për ZZHTI mbetet e përkushtuar në mbështetjen e investitorëve dhe krijimin e kushteve për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe investime të reja me vlerë të lartë të shtuar.
Ministri Shakaliev shprehu kënaqësinë për mundësitë që ofron vendi, duke theksuar se Kazakistani sheh një potencial serioz për forcimin e bashkëpunimit.









