Takim me Çirijako Lo Konte, drejtor i kompanisë Vitek

Drejtori Goce Dimovski realizoi takim me Çirijako Lo Konte, drejtor i kompanisë “Vitek”. Në takim u diskutua për aktivitetet e kompanisë, si dhe për planet për zhvillim të mëtejshëm dhe zgjerime potenciale.

Drejtori Dimovski theksoi se mbështetja e investitorëve ekzistues mbetet një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë për ZZHTI, duke shtuar se po punohet në mënyrë aktive për krijimin e një mjedisi biznesor stabil dhe të parashikueshëm që mundëson rritje të qëndrueshme dhe investime të reja. Ai nënvizoi se dialogu i vazhdueshëm me të gjitha kompanitë vazhdon me qëllim adresimin në kohë të sfidave dhe mundësive për rritje.

Nga ana e menaxhmentit të kompanisë që operon në kuadër të ZZHTI Shkup 1, u shpreh kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke prezantuar gjithashtu planet për të ardhmen. Çirijako Lo Konte theksoi se kompania mbetet e përkushtuar për zhvillimin e mëtejshëm të aktivitetit të saj në vend, si dhe për avancimin e proceseve prodhuese. Ai shtoi se klima pozitive e biznesit dhe mbështetja institucionale luajnë rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.