Investim i ri i Purplast në ZZHTI Shkup 2 me vlerë 15 milionë euro
Drejtori Goce Dimovski zhvilloi sot një takim me Mehmet Shishmanoglu, drejtor ekzekutiv i kompanisë Purplast. Gjatë takimit u diskutua për investimin e ri të kompanisë, me vlerë 15 milionë euro, i cili do të hapë deri në 200 vende të reja pune, si dhe për aktivitetet aktuale të kompanisë.
Drejtori Dimovski theksoi se ky investim i ri paraqet një hap të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë dhe një tjetër dëshmi të besimit të investitorëve në kushtet që ofrojnë Zonat Teknologjike Industriale Zhvillimore (ZZHTI). Ai shtoi se investimet dhe zgjerimi i kompanive që tashmë operojnë brenda zonave janë treguesi më i mirë i stabilitetit të ambientit të biznesit dhe i konkurrueshmërisë së shtetit si destinacion për investime.
Nga ana e menaxhmentit të Purplast, u shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Drejtorinë e ZZHTI-is. U theksua se investimi i ri është rezultat i përvojave pozitive nga veprimtaria në zonë dhe i besimit në institucionet. Përfaqësuesit e kompanisë nënvizuan se investimi prej 15 milionë eurosh do të mundësojë zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, vendosjen e linjave të reja të prodhimit dhe hapjen e deri në 200 vendeve të reja të punës, duke kontribuar në rritjen e mëtejshme të kompanisë dhe forcimin e pozitës së saj në tregjet ndërkombëtare.
Gjithashtu, gjatë takimit u shqyrtuan hapat e ardhshëm për realizimin e projektit investues, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.


