Drejtoria për ZZHTI vazhdon të monitorojë realizimin e projekteve investuese: drejtori Goce Dimovski vizitoi kompaninë Shahterm

Në kuadër të komunikimit të rregullt me të gjithë investitorët në Zonat Teknologjike Industriale Zhvillimore (ZZHTI), drejtori Goce Dimovski vizitoi kompaninë Shahterm, ku u inspektua ecuria e punimeve ndërtimore që nisën në maj të vitit të kaluar. Sipas planit, deri në fund të këtij viti pritet të fillojë edhe procesi i prodhimit.

Gjatë vizitës, drejtori Dimovski zhvilloi një takim me menaxhmentin e kompanisë, ku u shqyrtuan dinamika e realizimit të projektit, aktivitetet aktuale në lokacion, si dhe hapat e ardhshëm deri në funksionalizimin e kapaciteteve prodhuese.

Drejtori Dimovski theksoi se Drejtoria për ZZHTI mbetet një partner i përkushtuar për kompanitë që investojnë në zonat, duke ofruar mbështetje dhe komunikim në kohë në të gjitha fazat e realizimit të projekteve investuese. Ai shtoi se realizimi i suksesshëm i çdo investimi është rezultat i koordinimit të mirë, komunikimit të hapur dhe partneritetit ndërmjet kompanive dhe institucioneve.

Nga ana e Faruk Shahin, drejtor i përgjithshëm i Shahterm, u shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Drejtorinë për ZZHTI. Ai theksoi rëndësinë e koordinimit efikas me institucionet gjatë periudhës së realizimit të investimit.

Me këtë, Drejtoria për ZZHTI vazhdon aktivitetet e saj të orientuara drejt krijimit të një mjedisi investues të qëndrueshëm dhe konkurrues, si dhe mbështetjes së kompanive që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit.

Investimi i kompanisë Shahterm vetëm në fazën e parë do të arrijë në 25 milionë euro, duke hapur 200 vende të reja pune. Sipas planit, investimi i përgjithshëm do të arrijë në 50 milionë euro, ndërsa numri i të punësuarve pritet të kalojë 500 persona.