JOVAN DESPOTOVSKI: NË ZZHTI PËR HERË TË PARË ËSHTË ARRITUR NIVELI MË I LARTË I EKSPORTIT PREJ 3 MILIARDË EUROSH

Kompanitë në ZZHTI në vitin 2021 arritën eksportet prej 3 milardë eurosh për një vit që është nivel rekord që nga ekzistenca e Zonave.
“Analizat e para tregojnë se e arritëm kufirin prej 3 miliardë eurosh eksport. Kjo është 15% më shumë në krahasim me vitin 2020 dhe 6,5% më shumë se viti 2019 i cili deri më tani ka qenë vit rekord i eksportit. Kjo tregon se ekonomia në kuadër të Zonave, por edhe brenda vendit është në drejtim të mirë.

Pres që trendi i rritjes të vazhdojë duke pasur parasysh që një pjesë e kompanive me të cilat kemi nënshkruar marrëveshje këtë vit tashmë do të fillojnë me prodhimin dhe punën, kështu që pres që niveli i tanishëm rekord të tejkalohet në vitin 2022,” njoftoi Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së.

,,Me konceptin e ri dhe qasjen e duhur të cilën e zbatojmë një vit, arritëm të nxisim rritje konstante të kompanive aktive në zonat dhe rezultate konkrete. Kjo do të thotë edhe numër të qëndrueshëm të vendeve të punës dhe rritje e vazhdueshme e pagave dhe pagesave në arkën shtetërore. Dëshmuam se dimë ta shfrytëzojmë potencialin e investitorëve të huaj. Zonat zhvillimore industriale mbeten bartës i ekonomisë në vend,” deklaroi Jovan Despotovski.

Deri më tani në ZZHTI eksporti më i lartë i regjistruar në në vitin 2019 ishte 2 miliardë e 796 milion euro.
ZZHTI përgaditi edhe analizë të efekteve nga investimet e huaja në zonat zhvillimore teknologjike industriale gjatë 10 viteve të kaluara që tregon se të gjitha kompanitë të cilat janë aktive në zona kanë realizuar rritje të vazhdueshme gjatë dekadës së kaluar dhe vazhdimisht rriten dhe sa i përket numrit të vendeve të punës, pagat dhe pagesat në Buxhetin e shtetit. Të ardhurat e përgjithshme të kompanive në ZZHTI në periudhën e analizuar 2010-2020, arrijnë 875 miliardë denarë dhe shënojnë rritje mesatare vjetore prej 16 %, ndërsa Buxheti i shtetit në këtë periudhë ka realizuar afër 11 miliardë denarë të ardhura në baza të ndryshme nga kompanitë në ZZHTI.