ZONAT ZHVILLIMORE INDUSTRIALE HAPIN MUNDËSI TË REJA DHE PRESPEKTIV PËR TË RINJTË
Katër studentë të diplomuar nga Universiteti Goce Delçev në Shtip janë në praktikë tre mujore të paguar në Drejtorinë e zonave zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI). Kjo është në kuadër të konceptit të ri të programit të mentorimit që Drejtoria prezantoi vitin e kaluar për të rinjtë, përveç arsimit universitar, të fitojnë përvojë dhe aftësi praktike.
,,Qëllimi i programit të ri është që stundentët atë që e mësojnë në teori ta zbatojnë edhe në praktikë. Mentorë nga sektorë të ndryshëm të ZZHTI po punojnën me studentët për zhvillimin e aftësive specifike. Ky është kontributi ynë për krijimin e stafit profesional që mund të përparojnë dhe të fitojnë një mundësi këtu, në vend. Kështu, dy praktikantë të ciklit të parë, të cilët treguan nivel të lartë motivimi dhe rezultate, ne i angazhuam të punojnë në ZZHTI,” theksoi Jovan Despotovski drejtori i ZZHTI.
Ky është vetëm një nga programet e ZZHTI e caktuar për të rinjtë me qëllim për të inkurajuar potencialin krijues tek të rinjtë dhe ndërtimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e tyre. Ky, cikël i dytë i praktikës realizohet në kuadër të Memorandumit për bashkëpunim të ZZHTI me Universitetin Goce Dellçev në Shtip me qëllim të studentëve të UGD-së. Në ciklin e parë të praktikës ishin tetë studentë nga fakultete të ndryshme nga i gjithë vendi, të përzgjedhur në shpalljen publike të ZZHTI.
Një bashkëpunim i tillë do të vendoset edhe me universitetet e tjera publike dhe private, me qëllim që të rinjtë të marrin punë, por në radhë të parë paga solide, të cilat do t’i motivojnë ata të qëndrojnë në komunat e tyre.
ZZHTI po punon përmes masave dhe programeve të synuara për përmirësimin profesional të stafit veçanërisht për të rinjtë, si dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës dhe paga më të larta. Besoj se do të jetë motiv i qartë për të qëndruar në vend dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, shtoi Jovan Despotovski.
ZZHTI është një institucion me përgjegjësi shoqërore që investon vazhdimisht në zhvillimin e të rinjve përmes programeve të ndyshme të praktikës dhe kompanive përdoruese, si dhe duke mbështetur arsimin e dyfyshtë.