NË ZONAT ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE INDUSTRIALE VAZHDON RRITJA E EKSPORTEVE – +17.5% NË KRAHASIM ME VITIN 2020
Analiza e rregullt mujore tregon se trendi i rritjes dhe aktivitetet ekonomike pozitive në Zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) vazhdon edhe në muajt e fundit të këtij viti.
Nga fillim i vitit 2021 deri në fund të nëntorit kompanitë aktive në zona arritën eksporte prej 2 miliardë e 734 milionë eurosh, që është më i larti krahasuar me të njëjtën periudhë të katër viteve të fundit. Sipas analizës, eksportet totale në njëmbëdhjetë muajt e parë janë 17.5 % më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 7,5% më të larta krahasuar me periudhën janar – nëntor të vitit 2019 dhe gati 23 % më të larta krahasuar me vitin 2018. Vetëm në muajin nëntor, kompanitë aktive në zona realizuan eksporte prej 251 milionë eurosh, që është në të njëjtin nivel me nëntorin e vitit 2020, ndërsa 2% më shumë se i njëjti muaj i vitit 2019, ose 13% më shumë krahasuar me nëntorin e vitit 2018.
Në periudhën e analizuar është regjistruar rritje e importeve krahasuar me të njëjtën periudhë të katër viteve të fundit. Importet nga janari në nëntor janë 2 miliardë e 653 milionë euro që është për 37% më shumë krahasuar me të njëjtën peirudhë të vitit të kaluar ndërsa krahasuar me vitin 2019 rritja është 13%, përkatësisht 39% rritje krahasuar me vitin 2018. Importet vetëm për muajin nëntor janë 211 milionë euro. Krahasuar vetëm me nëntorin e vitit 2020 dhe vitit 2019, ka një rënie prej 5%, ndërsa në krahasim me nëntorin e vitit 2018 rënia është 13%.
Në muajin nëntor u regjistrua niveli më i lartë i eksporteve neto që nga fillimi i vitit – mbi 19%, që është tregues i rimëkëmbjes dhe kthimit të kompanive në nivelet para pandemisë. Numri i të punësuarve është i qëndrueshëm dhe mbetet brenda mesatares vjetore.
Ky trend pritet të vazhdojë edhe në muajt e fundit të këtij viti, duke arritur kufirin e eksporteve prej 3 miliardë eurosh, që do të konsiderohet si një nivel më i lartë deri më tani. Duke pasur parasysh shifrat e tilla, ZZHTI së bashku me institucionet ekonomike ndërkombëtare po punon me masa të veçanta për avancimin dhe zhvillimin e kompanive vendase në mënyrë që të përfshihen në zinxhirët e furnizimit të kompanive të huaja në ZZHTI, por edhe të bëhen më konkurruese në tregjet e huaja.