RRITJA VAZHDON EDHE NË VITIN 2022

Kompanitë aktive në zonat teknologjike industriale (ZZHTI) në muajin janar kanë eksporte prej gati 250 milionë eurosh, që është 8% më shumë krahasuar me muajin dhjetor të vitin 2021, çka tregon se trendi i rritjes dhe aktivitetet pozitive ekonomike vazhdojnë edhe këtë vit. Analiza e rregullt mujore në ZZHTI tregon se eksportet në muajin janar janë në të njëjtin nivel me atë të muajit janar të vitit 2021, dhe për 31% më shumë se në muajin janar të vitit 2020, pra 4% më shumë krahasuar me muajin e parë të vitit 2019.

Importet në janar shënuan rënie prej 15% në krahasim me dhjetorin, që sipas analizave fillestare vjen si pasojë e ruajtjes së inventarëve nga kompanitë në periudhën e kaluar. Importet e kompanive në zona në muajin janar arritën në 204 milionë euro, që është 17% më pak krahasuar me muajin janar e vitit të kaluar, por 33% më i lartë krahasuar me muajin janar të vitit 2020, ose 6.5% krahasuar me muajin janar të vitit 2019.
Nga analiza rezulton se në muajin e parë të vitit është regjistruar niveli më i lartë i eksporteve neto prej 21.5%. Ka një rritje prej 1.5% të numrit të të punësuarve në janar krahasuar me muajin dhjetor, që është mbi 14.000.

Aktivitetet ekonomike në ZZHTI në vitin 2021 arritën nivelin më të lartë që nga ekzistenca e zonave, me 3 miliardë eksporte për një vit. Në të njëjtën kohë, janë arritur marrëveshje për investime në vlerë të përgjithshme prej 188 milionë eurosh, të cilat duhet të sjellin 2.700 vende të reja pune. Duke qenë se shumica e këtyre projekteve janë planifikuar të fillojnë me prodhim këtë vit, trendi pozitiv i aktiviteteve ekonomike në zona pritet të vazhdojë edhe këtë vit dhe të tejkalohen rezultatet e arritura deri më tani.

Në fazën e avancuar të negociatave, ku kompanitë kanë dorëzuar të paktën një letër zyrtare për qëllime, janë investime shtesë afër 300 milionë euro me mbi 1500 vende të reja pune.

Duke pasur parasysh shifrat e tilla, ZZHTI së bashku me institucionet ekonomike ndërkombëtare po punon me masa të veçanta për të avancuar dhe zhvilluar kompanitë vendase në mënyrë që të përfshihen në zinxhirët e furnizimit të kompanive të huaja në ZZHTI, por edhe të bëhen më konkurruese në tregjet e huaja.

ZZHTI investon edhe në përmirësimin e infrastrukturës së zonave industriale. Në vitin 2021 kanë filluar investimet kapitale në zhvillimin e infrastrukturës në zonat prej mbi 10 milionë euro, duke përfshirë ndërtimin e rrugëve shtesë, kanalizimet atmosferike, rrjetet e ujësjellësit dhe ndriçimin e rrugëve.