NË ZONAT ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE INDUSTRIALE VAZHDON TRENDI I RRITJES SË EKSPORTEVE

Trendi i rritjes së aktivitetit ekonomik në zonat vazhdon edhe në muajin tetor, tregon analiza e rregullt mujore e ZZHTI-së.
Në dhjetë mujat e parë të vitit kompanitë aktive në zona kanë arritur eksporte prej 2 miliardë dhe 482 milionë euro që është për 19% më shumë krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 8% më shumë krahasuar në dhjetë muajt e parë të vitit 1019 dhe pothuajse 24% më shumë krahasuar në vitin 2018. Vetëm në muajin tetor kompanitë aktive në zona arritën prej 246 milionë euro. Për sa i përket eksportit të përgjithshëm në botë ZZHTI mbetet mbajtës kryesor i aktiviteteve eksportuese si pjesë pothuajse 45%, duke përfshir të dhënat e disponueshme nga muaji gusht i këtij viti.

Analiza tregon edhe rritje të importit në dhjetë muajt e parë të këtij viti. Importi nga muaji janar deri në muajin tetor të vitit 2021 është 2 miljardë e 441 milionë euro, që është 43% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me vitin 2019 rritja është 15%, ose 46% në krahasim me vitin 2018. Importi vetëm në muajin tetor është 215 milionë euro.
Në muajin tetor u regjistrua niveli më i lartë i eksporteve neto prej 14%. Numri i të punësuarve është i qëndrueshëm dhe mbetet brenda mesatares vjetore.

Duke pasur parasysh se analiza e rregullt mujore e ZZHTI-së tregon një trend të qëndrueshëm në rritje të eksporteve dhe aktivitete më të larta ekonomike në zonat në tremujorin e parë të këtij viti në katër vitet e fundit, ky trend pritet të vazhdoj edhe në muajt e fundit të këtij viti, duke arritur kufirin e eksporteve prej 3 miliardë eurosh, që do të konsiderohet si një nivel më i lartë deri më tani. ZZHTI i monitoron me kujdes rreziqet në zinxhirët e furnizimit global dhe nëse është e nevojshme do të propozohen masa për përballimin e pasojave të mundshme.

ZZHTI është duke punaur në mënyrë aktive në disa iniciativa, përfshirë hyrjen e programave për kompanitë vendase, së bashku me korporatën ndërkombëtare IFC duke avancuar teknologjinë dhe mundësinë për rrjetëzimin e kompanive vendase në zinxhirin e furnizmit, pastaj një program për zhvillimin e afësive, inkurajimin e produktivitetit të punëtorëve dhe kompanive, si dhe një fushatë e re për prezantimin e mundësive të investimeve jashtë vendit me qëllim të inkurajimit të investimeve me fokus në të gjitha industritë.