DESPOTOVSKI : QYTETARËT PRESIN REZULTATE KONKRETE POR JO STRATEGJI DHE PREMTIME TË PAPLOTËSUARA DHE NE KËTË DUHET TA REALIZOJMË

Njerëzit janë të lodhur nga programet, premtimet, fjalët dhe strategjitë –  kanë nevoj për rezultate dhe efekte konkrete të matshme për qytetarët, theksoi Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së në një intervist për Sitel.

,,Fokusi dhe prioritetet e punës sime në dy vitet e fundit janë rezultate për njerëz të veçantë. Që nga fillim i vitit kemi 2000 punonjës të rinjë dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jemi të lumtur të gjithë. Është koha për të mësuar këtë dhe çdo opozitë e radhës duhet të jetë e lumtur për sukseset e përbashkëta maqedonase,” tha Despotovski. Ai potencoi se vetëm në 2 vitet e fundit janë hapur 3500 vende të reja pune, ndërsa në gjashtë vitet e fundit mbi 10.000 bashëqytetarë tanë u është dhënë mundësia të punojnë në kompanitë e Zonave.

“Këto shifra janë rezultate reale, për ta arritur nuk mjafton vetëm të kemi dokumente dhe premtime të shkruara bukur. Duhet ta realizojmë,” tha Jovan Despotovski. Ai pret që trendi i rritjes së pagave nga viti 2021, kur pagat në zona tejkaluan për herë të parë mesataren e vendit, po vazhdon, duke pasur parasysh se me konceptin e ri, kontratat e investimeve të kompanive tashmë përfshijnë lidhjen e një pjese të subvencioneve me një dinamikë të caktuar të rritjes së pagave.

Analizat e ZZHTI-së tregojnë se për 1 euro të investuar nga shteti, kompanitë kthejnë 3 euro, që është një efet real pozitiv i investimeve dhe i konceptit të ri. Despotovski pret edhe rritje të të hyrave në Buxhet.

,,Vetëm në vitin 2021 në buxhet kanë hyrë afër 2 miliardë denarë në krahasim me kontributet dhe tatimi mbi të ardhurat personale, që e tejkalon për 3 herë nivelin e mbështetjes shtetërore të paguara për kompanitë. Ato janë 3 herë më shumë mjete për tejkalimin e pasojave të energjisë dhe sfidave të tjera me të cilat përballemi si ekonomi,” tha Despotovski.

Despotovski pret që deri në fund të vitit 2024 të arrihet qëllimi i përcaktuar prej 1 miliardë euro investime edhe dyfishi i numrit të punonjësve.

,,Më pak se dy vite kemi arritur një nivel kontratash për investime të reja mbi 620 milionë euro, që është ose mbi 2/3 e vëllimit të arritur në të gjithë dekadën e fundit. Jemi në një fazë të avancuar negociatash edhe për dy investime të mëdha që do të tejkaloj në një miliardë. Gjithashtu vetëm këto investime, në kuadër e të cilit më shumë se 70% janë të kompanive që investojnë për herë të parë në Maqedonin e Veriut, krijojnë rreth 5.000 vende të reja pune. Me këto shifra ky synim është realisht i arritshëm,” pohoi Despotovski.

Despotovski paralajmëroi se së shpejti në Zonat do të investojë edhe një kompani e madhe maqedonase, që sipas tij do të inkurajojë hapjen e potencialit investues të kompanive vendase. Ai shtoi se duhet të ndërpritet praktika e ndarjes së investimeve në “tonat” dhe “tuajat”.

Këto rezultate dhe investime nuk janë të miat, por janë të Qeverisë dhe për të gjithë resorët ekonomik, por në fund të vijës janë edhe të qytetarëve. Sepse ata realizojnë parat nga qytetarët dhe prandaj është e rëndësishme për mua që efektet e tyre të ndjehen nga qytetarët. Asnjëherë nuk kamë numëruar, dhe as nuk do të numërojmë politikat, etnike dhe fetare “kokrrat e gjakut” me mbi 2.000 bashkëqytetarëve tanë që kanë pasur vendin e tyre të ri të punës në vitin 2022. Është politika e një kohe të shkuar, të cilën e kemi lënë pas,” theksoi Despotovski.