ZZHTI vazhdon të jetë katalizator për ndryshime pozitive në ekonominë vendase, duke u takuar me drejtorin e Gerresheimer
Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, realizoi takim me Thomas Martins, drejtor i kompanisë lidere Gerresheimer në Maqedoni. Në takim u bisedua për investimin e rëndësishëm të Gerresheimer në Maqedoni, në vlerë prej mbi 126 milionë euro, i cili do të hapë mbi 180 vende të reja pune me paga mesatare të larta. Ky investim është rekord për zonat e zhvillimit teknologjiko-industrial në vend dhe kontribuon ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, si dhe në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.
Drejtori Dimovski u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me Gerresheimer dhe theksoi rëndësinë e investimeve të tilla për zhvillimin e ZZHTI-s dhe për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve. Ai shtoi se ZZHTI do të vazhdojë të krijojë kushte të favorshme për investitorët e huaj dhe të mbështesë projektet e tyre.
“Rritja e investimeve të Gerresheimer-it është konfirmim i klimës së favorshme të biznesit në Maqedoni dhe përkushtimit tonë për mbështetjen e investitorëve të huaj”, tha Dimovski.
Thomas Martins nga ana e tij konfirmoi përkushtimin e Gershaimer për bashkëpunim afatgjatë me Maqedoninë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e ZZHTI. Ai theksoi se kompania do të vazhdojë të investojë në teknologji moderne dhe trajnime për punonjësit, në mënyrë që të ofrojë produkte dhe shërbime me cilësi të lartë.
Në takim u diskutua edhe për mundësitë për mbështetje shtesë nga ZZHTI, me qëllim të lehtësimit të procesit investues dhe krijimit të kushteve edhe më të favorshme për punën e Gerresheimer në Maqedoni.
Vazhdimi i këtij partneriteti është i një rëndësie vendimtare për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Maqedonisë dhe investitorëve ndërkombëtarë.
ZZHTI mbetet e përkushtuar në tërheqjen dhe mbështetjen e investimeve të huaja, në mënyrë që të krijohen mundësi të reja për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë. Me shembuj të suksesshëm si Gershaimer, ZZHTI vazhdon të jetë një katalizator për ndryshime pozitive në ekonominë vendase.