Vazhdojnë takimet e rregullta të hapura me investitorët, u zhvillua takimi me Ballkanllar

Në kuadër të takimeve të rregullta të punës me qëllim të përkrahjes dhe përmirësimit të klimës investuese në Maqedoni, sot drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, ka takuar përfaqësuesin e kompanisë Ballkanllar. Në takim u diskutuan projektet aktuale dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm.

Drejtori Dimovski theksoi përkushtimin e ZZHTI-s në bashkëpunim me Qeverinë e re që përmes iniciativave dhe masave të ndryshme t’i mbështesë të gjithë investitorët. Dimovski e theksoi edhe konceptin e ri të drejtorisë për ZZHTI, i cili jo vetëm që ofron zgjidhje për sfidat aktuale, por krijon mundësi të reja për rritje dhe zhvillim të investimeve, me qëllim të krijimit të një klime të favorshme për investime.

Përfaqësuesit e Ballkanllar shprehën kënaqësinë për takimin, duke shpresuar për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm. Nga ana e tyre u ndanë projektet aktuale, si dhe planet e investimeve për të ardhmen. Ata shprehën lavdërime për këtë mënyrë bashkëpunimi dhe mbështetje nga drejtoria për ZZHTI dhe Qeveria e re.

Këto takime të rregullta të hapura me investitorët kanë për qëllim përmbushjen e synimeve të vendosura nga Qeveria e re, gjegjësisht tërheqjen e investimeve të reja, rritjen e rritjes ekonomike, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.