Drejtori Goce Dimovski në vizitë zyrtare në ZZHTI Tetovë, takim me partnerin privat Normak

Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, në kuadër të serisë së vizitave në kompanitë që punojnë në zona, sot ka bërë një vizitë zyrtare në zonën zhvillimore industriale teknologjike Tetovë, për të cilën është lidhur marrëveshje për partneritet publiko-privat me kompaninë Normak. .

Gjatë vizitës, Dimovski zhvilloi takim me përfaqësuesit e Normakut, ku u bisedua për zhvillimin aktual të zonës, investimet, si dhe për planet e ardhshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe tërheqjen e investitorëve të rinj.

Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e partneritetit publiko-privat, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë është kyç për arritjen e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

“Partneritete të tilla mundësojnë shfrytëzimin efikas të burimeve dhe ekspertizës nga të dy sektorët, duke rezultuar në zhvillim më të shpejtë të infrastrukturës, kushte më të mira të punës dhe rritje të konkurrencës së vendit si destinacion për investime të huaja”, tha Dimovski.

Aki Etemi, kryetar i bordit të drejtorëve të Normak Investment Group, u shpreh i kënaqur me takimin, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

“Partneriteti ndërmjet ZZHTI-s dhe Normak-ut është i një rëndësie të madhe, jo vetëm për funksionimin e suksesshëm të zonës së Tetovës, por paraqet edhe një vendosmëri strategjike për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë. Ky bashkëpunim kontribuon dukshëm në krijimin e mundësive të reja, modernizimin e objekteve industriale dhe tërheqjen e investimeve cilësore që do ta përshpejtojnë zhvillimin e Maqedonisë”, tha Aki Etemi, kryetar i bordit të drejtorëve të Normak Investment Group.

“Suksesi i këtij partneriteti publik-privat kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit të jetesës dhe ekonomisë në të gjithë vendin. Duke investuar në teknologjitë dhe inovacionet më të avancuara, Normak është i përkushtuar të sigurojë standarde të larta të cilësisë dhe produktivitetit, të cilat do të rrisin konkurrencën e Maqedonisë.” – tha Aleksandar Zarkov, drejtor i përgjithshëm i Normak Investment Group.