Takimi i suksesshëm me Këshilltarin Tregtar nga Ambasada e Republikës së Turqisë

Drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, sot është takuar me këshilltarin për tregti nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë. Në takim u diskutua kryesisht për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve, si dhe për mundësitë për investime të reja nga kompanitë turke në zona.

Drejtori Dimovski shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin afatgjatë dhe stabil mes dy vendeve, duke theksuar përkushtimin e qeverisë së re dhe Drejtorisë për ZZHTI si institucion që vazhdimisht punon për përmirësimin e klimës së biznesit në Maqedoni.

“Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik i Maqedonisë, duke marrë parasysh bashkëpunimin afatgjatë dhe projektet e suksesshme investive që kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Së bashku me qeverinë e re po punojmë në mënyrë aktive për kushte edhe më të favorshme për investitorët, që do të sjellin me vete punësime të reja dhe stabilitet ekonomik”, tha drejtori Dimovski.

Këshilltari tregtar nga Ambasada e Republikës së Turqisë, i cili përfaqëson interesat e kompanive turke në vend, theksoi rëndësinë e mbështetjes nga qeveria dhe institucionet e Maqedonisë si faktor kyç për suksesin e projekteve investive.

“Maqedonia, si një destinacion i qëndrueshëm dhe tërheqës për investime, është partneri ynë kryesor nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh pozicionin e saj gjeografik dhe avantazhet që ofron. Ne presim që ky partneritet të vazhdojë të zhvillohet me të njëjtin ritëm në të ardhmen, duke forcuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Sinan Tanriogen.

Ky takim përfaqëson një pjesë tjetër të konceptit të ri të drejtorisë për ZZHTI, i cili bazohet në bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të hapur me kompani dhe institucione.