Është mbajtur takim me përfaqësues të Ambasadës Greke në Shkup

Në përputhje me konceptin e ri që parasheh bashkëpunim aktiv dhe të vazhdueshëm, sot drejtori i ZZHTI-s, Goce Dimovski, ka mbajtur takim me përfaqësues të Departamentit për Marrëdhënie Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën e Republikës së Greqisë në Shkup, gjegjësisht me këshilltar, Dukas Marinopoulos dhe Vasilis Gazaras, Sekretar për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare. Në takim u bisedua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, me fokus bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme.

“Greqia është një nga partnerët tanë strategjikë në ndërtimin e një klime të qëndrueshme investimi. Duke marrë parasysh totalin e investimeve të Greqisë, ky bashkëpunim kontribon ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. ZZHTI si institucion së bashku me qeverinë e re në mënyrë aktive po punon në përfitimet dhe mundësitë për investitorët e huaj, të cilat do të mundësojnë prosporitet afatgjatë dhe progres të qëndrueshëm ekonomik”, theksoi Dimovski.

Nga ana e përfaqësuesve në Ambasadën e Republikës së Greqisë u shpreh një kënaqësi e veçantë për takimin, me shpresën për një bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm. U theksua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat do të kontribuojnë më tej në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të të dy vendeve.

“Diskutime të tilla konstruktive kanë një rëndësi të madhe për perspektivat pozitive të bashkëpunimit tonë dypalësh ekonomik. Investimet e Greqisë në Maqedoninë e Veriut mbulojnë disa sektorë ekonomikë me rezultate shumë pozitive për të dyja vendet. Ne besojmë dhe mbështesim që kjo marrëdhënie e suksesshme ekonomike mund të forcohet dhe zhvillohet më tej në të ardhmen”, tha këshilltari ekonomik, Dukas Marinopoulos.