ZZHTI KA VENDOSUR STANDARDET NDËRKOMBËTARE ISO PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE CILËSINË E PUNËS

Drejtoria për zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) njofton se ka zbatuar standardin ndërkombëtar për parandalimin e korrupsionit ISO 37001:2016, duke u bërë një nga institucionet e para shtetërore me sistem të integruar kundër korrupsionit.
Vendosja e këtij standardi ndërkombëtar mundëson zbatimin e mekanizmave të duhura për parandalimin dhe zbulimin, si dhe masat specifike për luftimin e korrupsionit.

ZZHTI gjithashtu prezantoi Sistemin e menaxhimit të cilësisë në punë në përputhje me standardin ndërkombëtar ISO 9001: 2015 i cili duhet të përmirësojë punën e Drejtorisë me qëllim uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit.
,,Qëllimi i standardizimit është vendosja e një politike të zero tolerancës ndaj korrupsionit. Kjo është një element i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja me cilësi të lartë, e cila është vendimtare në konceptin e ri të ZZHTI. Qeverisja e mirë në çdo organizatë përfshinë demonstrimin e përgjegjësisë dhe vendosjen e standardeve që do të përmirësojnë sistemin e funksionimit dhe rrisin cilësinë e punës dhe shërbimeve. Certifikimi është kryer në inciativën tonë dhe është një hap që besoj se do të kontribuojë në rritjen e besimit në institucion. Integriteti, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit janë vlerat tona thelbësore mbi të cilat bazohet koncepti i ri,” tha Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI-së.

,,Vendosja e standardeve ISO për cilësinë dhe antikorrupsionin përcakton procedurat e brendshme dhe të jashtme për menaxhimin, njohjen e hershme, rishikimin dhe përmirësimin e sistemit kundër korrupsionit si dhe sistemin e cilësisë dhe përmirësimin e procesit në korniza të Drejtorisë. Të dy standardet e prezantuara përfshijnë punonjësit dhe personat e angazhuar në ZZHTI, përgjegjësinë e tyre, punën si dhe zbatimin e parimeve të përcaktuara në politikat e Drejtorisë.

Standardi ISO kundër korrupsionit jep udhëzime për funksionimin e një sistemi për menaxhim i projektuar për të ndaluar organizatën në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj korrupsionit dhe në përputhje me ligjet kundër korrupsionit dhe angazhimet vullnetare që zbatohen për aktivitetet e saj. Standardi i cilësisë ISO, ndër të tjera, duhet të kontribuojë në përdorimin racional të kohës dhe resurset, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, rritja e aftësive të punës dhe produktivitetit si dhe optimizimin e proceseve ekzistuese.
Procesi i standardizimit ka vijuar gjatë nëntë muajve të fundit. Organi i certifikimit Intercert, e cila e ka zbatuar atë, në nivel vjetor do të kontrollojë çdo vit zbatimin e standardeve dhe do të japë rekomandimet e duhura për përmirësimin e mëtejshëm të punës së ZZHTI.