ZZHTI – TREMUJORI I PARË REKORD DHE PUNËSIME TË LARTA DERI MË TANI

Në zonat zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) është regjistruar nivel më i lartë i aktivitetit ekonomik në tremujorinë e parë të vitit si në aspektin e eksportit dhe të importit, tregon analiza e rregullt mujore e ZZHTI.

Në tremujorinë e parë të vitit 2022 eksportet në zonat industiale arritën 851,6 milionë euro, që është një rritje prej gati 10% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar dhe mbi 42% në krahasuar me vitin 2020. Në krahasim me tremujorinë e parë të vitit 2019, rritja është 22,5%, ndërsa në krahasim me vitin 2018, aktiviteti i eksportit në tremujorin e parë është rritur pothujase 55%.
Në nivel mujor eksporti i përgjithshëm nga zonat në muajin mars arriti 263 milionë euro, që është rreth 2% më shumë në krahasim me të njëjtën periudh të vitit të kaluar.

Sa i përket importit është regjistruar nivel më i lartë deri më tani në krahasim me tremujorin në pesë vitet e fundit. Kështu, importi në tremujorinë e parë të këtij viti arriti 744,6 milionë euro dhe është 1,5% më i lartë se tremujori i parë i vitit të kaluar, madje edhe 35% më i lartë se tremujori i parë i vitit 2020. Në krahasim me vitin 2019 rritja është pothuajse 18%, ndërsa në krahasim me vitin 2018 aktiviteti i importeve të kompanive në ZZHTI në tremujorin e parë është rritur me mbi 52%. Në muajin mars në zonat importet mujore në ZZHTI janë në nivelin e 239 milionë dhe janë në nivelin e të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Analiza tregon se në muajin e tretë të këtij viti është regjistruar edhe niveli i lartë i eksportit neto prej 14,3%.

Numri i të punësuarve në muajin mars ka arritur nivel më të lartë deri më tani. Në kompanitë e ZZHTI punojnë 14.512 bashëqytetarë tanë, që është pothuaje 5% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, dhe krahasuar vetëm me fillimin e këtij viti, më shumë se 500 bashkëqytetarë janë të punësuar në kompanitë e ZZHTI. Trendi i rritjes pritet të vazhdojë duke qenë se ZZHTI në vitin 2021 ka arritur marrëveshje investimi në vlerë prej 188 milionë eurosh që duhet të sjellin 2.700 vende të reja pune.

Analiza tregon se 90% e kompanive në muajin mars kanë pasur rritje të aktivitetit të eksportit në krahasim me muajin mars të vitit 2021, që tregon prodhim të qëndrueshëm edhe në periudhën e sfidave globale nga agresioni ushtarak ndaj Ukrainës, si dhe lëvizjet e çmimeve në tregjet energjisë.
Analizat e rregulla mujore është një nga mjetet e prezantuara në vitin 2021, për të ndjekur lëvizjet ekonomike në zona dhe për të krijuar dhe zbatuar në kohë masat për të përballuar rreziqet e mundshme për veprimtarinë e kompanive.