Drejtori Goce Dimovski mori pjesë në përvjetorin e tretë të Asociacionit Britanik të Biznesit
Drejtori Goce Dimovski mori pjesë në përvjetorin e tretë të Asociacionit Britanik të Biznesit (ABB), një ngjarje e dedikuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtisë dhe investimeve ndërmjet Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Në ngjarje mbajtën fjalime ambasadori britanik Metju Loson, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska dhe Borijan Borozanov, përfaqësues i Asociacionit Britanik të Biznesit dhe drejtor për prodhim në Evropë në “Xhonson Meti”, me ç’rast u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, krijimit të një klime të parashikueshme biznesi dhe nxitjes së investimeve të reja që do të sjellin vlerë të lartë të shtuar.
Drejtori Dimovski, në kuadër të ngjarjes, u takua me përfaqësues të kompanive britanike dhe anëtarëve të asociacionit, ku u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm, zgjerimin e investimeve ekzistuese, si dhe potencialet për investime të reja në kuadër të ZZHTI-ve.
Gjithashtu, ngjarja mundësoi shkëmbim mendimesh dhe përvojash ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat, me fokus në identifikimin e hapave konkretë për avancimin e klimës investuese dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Drejtoria për ZZHT mbetet edhe më tej partner i përkushtuar i investitorëve të huaj, me qëllim krijimin e kushteve për rritje stabile, rritjen e konkurrueshmërisë dhe tërheqjen e kompanive me vlerë të lartë të shtuar.






